Seminar në Fier

Me emrin e Allahut Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit


Falënderimi i takon vetëm Allahut të vetëm, paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen e tij të nderuar, shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Qendra Islame “Udha e Besimtareve” ka nderin t’ju vejë në dijeni se me datën 18/07/2009 ditën e shtunë organizon seminarin e saj të parë, ku do të jenë të ftuar teologë të kualifikuar nga e gjithë Shqipëria, me temën: “Thirrja Islame” në qytetin e Fierit pas namazit të ikindisë në orën 17:30 deri në orën: 19:30.

Ligjeruesit janë:

1- Bledar Aliu nga Delvina.

2- Muhamed Abdullahi nga Durrësi.

3- Arjan Haskasa nga Peqini.

4- Mirand Shehaj nga Vlora.


Vërejtje: Takimi do të bëhet në xhaminë e madhe të Fierit për namazin e ikindisë.

Stafi i Qendrës Islame

“Udha e Besimtarëve”