Shejh Albani mbi publikimin e kasetave dhe librave nga joselefitë

November 8, 2011

Shejh Albani mbi publikimin e kasetave dhe librave nga joselefitë
Fetawa Xhiddeh, nr.9, fundi i anës B


Pyetësi: Unë punoj me incizime islamike (audio kaseta). Kam pasur rastin të pyesja disa dijetarë rreth asaj që ka të bëjë me përgjegjësinë për publikimet e kasetave të disa prej atyre që nuk përshkojnë metodologjinë e Selefëve; ata, për shembull, u përkasin disa prej grupeve në skenë (të dawetit), si el-Ihwan el-Muslimîn apo etTeblîg, apo të ngjashme me këto. Disa prej tyre (dmth dijetarët) dhanë fetwa se unë hiç s’duhet të incizoj apo të publikoj këto kaseta, kurse disa të tjerë thanë:”Zgjidh prej tyre atë që e sheh si të përshtatshme dhe që nuk kundërshton metodologjinë e Selefëve”. Kështu, konfuzioni nuk më është larguar deri tani. E lus Allahun e madhërishëm që t’i japë fund këtij konfuzioni me atë që mendoni dhe na sugjeroni në këtë fushë. Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Shejh Albani: Tek unë s’ka fije dyshime se qëndrimi i dytë që përmende nga dijetarët, është i sakti. “Urtësia është gjë e humbur e besimtarit. Kurdo që ai ta dëgjojë, e merr atë”. Ky hadith, ndonëse është hadith i dobët, s’është i saktë. Disa persona, të ngazëllyer me këtë (thënie), e shkruajnë në tabela dhe e varin atë si pikturë në dhoma me supozimin se ky është një hadith nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), kurse kjo s’është vërtetuar…

Mirëpo, ne e llogarisim këtë si urtësi, meqë ne, kur ta gjejmë atë, veprojmë sipas saj dhe nuk mbajmë fanatizëm ndaj qëndrimit tonë, duke marrë parasysh fanatizmin e ithtarëve të qëndrimeve tjera. Ne jemi pasues të së vërtetës, kudo që të gjendet kjo e vërtetë dhe prej kujtdo që të na vjen. Urtësia është një gjë e humbur e besimtarit; kudo që ta gjejë, ai e merr atë. Nëse ajo vjen apo nëse ti e lexon një artikull a një hulumtim akademik të bërë nga një grup nga grupet që, fatkeqësisht, nuk përshkojnë metodologjinë e Selefëve, por përmban rikujtim të ajeteve të Allahut … të disa haditheve të vërteta nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam), s’ka gjë që e pengon publikimin e këtyre hulumtimeve nëpërmjet incizimeve për sa kohë që ato nuk përmbajnë diçka që kundërshton Librin, Sunetin dhe metodologjinë e Selefëve. Dhe ky problem, në fakt, s’është i kufizuar vetëm tek incizimet, por shkon përtej kësaj dhe përfshin shkrimet, gjë që është më e përhapur sesa këto incizime.

Pra, a është në rregull që një botues apo një shitës librash të botojë atë që s’është sipas metodologjisë së Selefëve? A i lejohet atij që të shesë libra të këtillë? Përgjigja: S’ka libër pa ndonjë të metë.

Sigurisht që në këtë shqyrtim duhet marrë parasysh dy gjëra. Gjëja e parë është se libri – po ashtu dhe incizimi – të mos thërrasë për tek një metodologji që kundërshton metodologjinë e Selefëve. Së dyti, e drejta në të të jetë më e shumtë sesa e gabuara.

Përndryshe, cili prej nesh s’është siç ka thënë Imam Maliku – Allahu e pastë mëshiruar –
se s’ka njeri veçse refuzon dhe refuzohet, përveç banorit të këtij varri (dmth pejgamberit, alejhi-selam). Kështu, është obligim që këto dy parime të kihen parasysh lidhur me incizimet dhe botimet e librave si dhe shitjen e tyre. Meqë ti pyete për incizimet që nuk përmbajnë kundërshti ndaj metodologjisë së Selefëve, atëherë nuk shoh diçka që do ta pengonte publikimin e këtij incizimi thjesht për shkakun se ai që po flet në të s’është selefî me metodologji, por një khalefî apo një partizan, apo çfarëdo që i ngjan kësaj.

Kjo është ajo që kërkohet në dije, në drejtësi dhe në orvatjen për të afruar dallimet mes grupeve islamike të sotshme që, fatkeqësisht, janë të pranishme. Kjo është një përmbledhje e asaj çfarë kam si përgjigje në atë çfarë pyete.

Pyetësi: Për të përmbyllur këtë çështje, disa nga ata që flasin me ndalimin në këtë çështje, thonë se në publikimin e fjalimit apo të një kasete nga këta njerëz ka rekomandim për metodologjinë e tyre, sikur ai (i cili publikon) është i kënaqur me gjithçka që ata thonë.

Shejh Albani: Besoj që kjo është e tepërt. Nëse ne e ngarkojmë një person që të shkruajë një broshurë me hadithe të dhikrit nga Sahih el-Buhari dhe ai s’është selefi në metodologji, si bëhet që kjo ta vërtetojë atë (metodologjinë e tij)? Cila është lidhja mes publikimit të kësaj broshure dhe ndihmesës ndaj metodologjisë së tij? Jo, ne e ndihmojmë metodologjinë e tonë me publikimin e broshurës së tij, sepse ai përshkoi rrugën tonë në përzgjedhjen e asaj që është autentike nga pejgamberi jonë (salallahu alejhi ue selam). Besoj që kjo është e tepërt, dhe Allahu e di më së miri.

__________________________

Marre nga: http://mburoja.net/PDF_files/2f4d9d0…62f08018ba.pdf

Loading...