Të vësh në provë njerëzit dhe t’i bojkotosh për shkak të Ebul Hasen el Maribiut

April 26, 2011

Të vësh në provë njerëzit dhe t’i bojkotosh për shkak të Ebul Hasen el Maribiut
madeenah.com :: Testing people and boycotting them because of Abul-Hasan al-Ma’ribi


Pyetësi: Si jeni shejhu ynë? A jeni mirë?

Shejkhu: Allahu ju begatoftë.

Pyetësi: Allahu ju bekoftë. UAllahi o Shejkh kam një pyetje dhe dua që ju të na e sqaroni.

Shejkhu: Në rregull.

Pyetësi: Siç e dini, Shjekh, fitnia e Ebul Hasenit…

Shejkhu: Lëre këtë! Çfarë ke te bësh ti me këtë?! Shmangi këto fitne dhe të tjera gjëra që të angazhojnë (pa përfitim). Angazhoje veten më marrjen e dijes dhe braktisi ato gjëra të cilat të çojnë jashtë kësaj rruge. Bojkotimi në këtë çështje është gabim, sepse këto fitne janë të pa qarta për disa persona. Në vendet tuaja ka shumë njerëz të cilët bëjnë bojkotin, por ata nuk e dijnë kuptimin e bojkotit, as nuk e njohin metodologjinë e Selefëve. Ata nuk dijnë të falen, ata nuk dijnë të dallojnë bidatin nga Sunneti, apo Teuhidin nga Shirku, e më pas shkojnë e bojkotojnë vëllezërit e tyre! Madje kjo çështje nuk është e qartë as për disa Shujukhë këtu tek ne! Për mua, kjo çështje është e qartë dhe e di se ai është bidatçi, por nuk i bojkotoj vëllezërit e mi për shkakun e tij, apo se çështja e tij nuk është e qartë për ta.

Pyetësi: Kjo është ajo që ka ndoshur, Allahu ju bekoftë.

Shejkhu: Çfarë lidhje ka bojkotimi me ju? Mos bojkotoni! Këta njerëz që bojkotojnë, në rradhë të parë nuk kuptojnë fenë! Lexoje librin e Ibrahim er-Ruhejlit të titulluar “Këshillë…”[1]. Lexojeni atë. Ky është një libër shumë i mirë në lidhje me rregullat e bojkotit, dmth. kur duhet dhe kur nuk duhet të bojkotohet dikush.

Pyetësi: Allahu ju bekoftë Shejkh. Çështja e tij (Ebul Hasenit), patjetër është e ditur, siç thatë dhe ju, duke lexuar refuzimet.

Shejkhu: Unë e di çështjen e tij dhe e di se ai është bidatçi, por kush mbetet i pa qartë rreth çështjes së tij, unë nuk i bojkotoj ata ose t’i bëj bidatçi.

Pyetësi: Në rregull Shejkh, por unë po flas për nxënësit e dijes që ishin atje, ata që u kthyen nga Jemeni… ka prej tyre të cilët thonë se janë dakort se ai ka gabime, por a do të thotë që ata duhet të detyrohen për ta bërë bidatçi atë?

Shejkhu: Jo, ata nuk duhet të detyrohen (ta deklarojnë bidatçi). Mos bojkoto atë që mendon kështu (që ai nuk është bidatçi). Mos e bojkoto atë. Po të ishte puna kështu, ne do të bojkotonim disa prej dijetarëve të mëdhenj, sepse ata nuk e bojkotuan atë! [2]

Pyetësi: Allahu ju bekoftë. Ata kanë dije,Shejkh, disa prej të rinjve…

Shejkhu: Ata nuk kanë dije! Bojkotuesit nuk kanë dije, ata që nguten të bojkotojnë nuk kanë dije. I kemi njohur këtu, në Algjeri, në Jemen, në Marok, madje dhe në Evropë, ata janë njerëz injorantë që hiqen të jenë dijetarë!!

Pyetësi: Në rregull, Allahu ju bekoftë Shejkh. Tani po flas për studentët që ishin në Jemen, ata kanë ca dije. Në veçanti për këtë çështje, kemi disa prej të rinjve që kanë mbetur të pa qartë për këtë fitne, kështu që ata thonë se ju duhet të bëni të qartë qëndrimin tuaj në lidhje me këtë person ose në të kundërt do t’iu bojkotojmë.

Shejkhu: Kjo është e gabuar dhe nuk është e lejuar… Nuk është e lejuar t’i bojkotoni, nuk është e lejuar t’i bojkotoni ata, sepse ata nuk kanë dijeni në lidhje me këtë rast dhe nuk e kuptjnë atë plotësisht.

Pyetësi: Kjo është për njerëzit e thjeshtë, por si është puna në lidhje me ata të cilët u përzien me Ebul Hasenin?

Shejkhu: (Ky vendim është për) secilin që nuk e ka të qartë çështjen e tij. Shumë njerëz të dijes këtu nuk e kanë të qartë çështjen e tij. Çështja e tij nuk është e qartë edhe për disa dijetarë të mëdhenj!

Pyetësi:(Po për) të rinjtë që e dijnë…

Shejkhu: Ndërprisni bojkotin. Kjo nuk është puna juaj, as i këtyre të rinjve. Ju nuk jeni ata të cilët bojkotojnë.

Pyetësi: UAllahi, Shejkh, në jemi në një vend ku ka mungesë dijeje dhe dijetarësh.

Shejkhu: Ne këtu kemi plot njerëz që s’kanë dije dhe ata bojkotojnë madje dhe për çështje fikhu!! Injorantë! Të trashë!

Pyetësi: Allahu ju bekoftë. Pra kjo do të thotë që të kemi harmoni është më mirë dhe se ne nuk duhet të bojkotojmë njëri-tjetrin?

Shejkhu: Po.

Pyetësi: O Shejkh, kjo telefonatë u regjistrua. A mund ta përhapim atë, apo jo?

Shejkhu: S’ka Problem.

Përktheu Rajan Alliu

[1] Ky libër në botimin e parë është titulluar “Këshillë për të rinjtë”. Më pas Shejkh Ibrahim er-Ruhejli bëri disa ndryshime, shtoi disa çështje në libër dhe e titulloi “Këshillë në lidhje me çfarë duhet të merret në konsideratë kur ndodhin mosmarrëveshje dhe rregullat e bojkotimit dhe të kundërpërgjigjes ndaj gabimtarit”. Libri është përkthyer së fundmi dhe në shqip.
[2] Lexoni dhe materialin e Shejkh Mukbilit, Allahu e mëshiroftë, të titulluar “Bojkotimi i atij që nuk bojkoton bidatçiun” në këtë link Bojkotimi i atij që nuk bojkoton bidatçiun Udha e Besimtarëve

Loading...