Akide

Sqarimi i Shirkut

Shirku është e kundra e teuhidit, nëse kuptimi i teuhidit është: Njësimi i Allahut në adhurim, shirku është: animi i diçkaje nga adhurimi për dikënd tjetër pos Allahut. Shirku është gjynahi më i madh, sepse Allahu i Madhëruar na ka lajmëruar se Ai nuk e fal atë nëse nuk pendohet prej tij, duke qenë se Ai (Allahu) i ka bërë obligim vetes së Tij mëshirën, kurse gjynahet e tjera veç tij (shirkut) janë nën mëshirën e Allahut, nëse don e dënon robin që e ka bërë gjynahin e nëse don e fal atë. Allahu i lartësuar në suren Nisa: 48 ka thënë:
“S’ka dyshim që Allahu nuk e fal atë që i bën shok Atij (në adhurim) dhe veç kesaj fal kë të dojë”.
Shirku i fshin të gjitha punët, ka thënë Allahu në suren Enam: 88:
“E nëse ato do të më bënin shok Mua (në adhurim) do tju fshiheshin atyre çka kishin punuar”
Dhe ka thënë: “Të është shpallur ty (o Muhamed) dhe atyre që ishin para teje nëse do më bënit shok Mua (në adhurim) do tu fshinin punët e juaj dhe do ishit prej të humburve” (Zumer: 65).

Bazat e Besimit Islam

Sidoqë të jetë pretendimi i tyre është i kotë sepse përshembull sipas tezës së parë natyra del të jetë krijesë dhe krijuese në të njëtën kohë pra toka ka krijuar tokën, qielli ka krijuar qiellin, e kështu me radhë gjë e cila është e pamundur. Duke qënë se krijimi sipas kësaj teze është i pamundur atëherë sipas tezës së dytë është akoma edhe më i pamundur sepse përderisa vetë gjëja është e pafuqishme për të krijuar veten atëherë pamundësia e diçkaje ta krijojë atë gjë është edhe më e madhe sepse cilësia nuk mund të ekzistojë vetvetiu përkundrazi është e lidhur ngushtë me ekzistencën e vetë qënies së asaj gjëje, si mund ta krijojë?! Pasi që u vërtetua se gjëja është e krijuar rrjedhimisht dhe cilësia do jetë e krijuar (sh.p.:dhe e kundërta).

Besimi i saktë Islam

Akideja (besimi) është ajo që njeriu beson dhe e konsideron si fe, qoftë e mirë apo e keqe, qoftë rregullim apo shkatërrim. Ajo që kërkohet është besimi i saktë dhe ato gjëra që i janë obliguar robit, sepse në botë ekzistojnë ideologji të shumta, që me përjashtim të njërës prej tyre të tjerat janë të kota. Ai është besimi me të cilin erdhi libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij – Paqja, shpëtimi dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të -. Ai është besimi islam, i cili është i pastër dhe i kulluar nga ndotja e shirkut, bidateve dhe kundërshtimeve. Ky pra është besimi me të cilin erdhi libri i Allahut, po ashtu për këtë argumenton Sunneti i të dërguarit të Allahut – Paqja, shpëtimi dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të -, ky është Islami.

Rëndësia e besimit islam

Besimi i pastër bëhet shkak që Allahu ti falë gabimet robit të tij. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “O biri Ademit nëse ti vjen tek Unë me gabime sa madhësia e tokës duke mos më shoqëruar askënd në adhurim, atëherë unë kam për të ardhur tek ti me falje po aq sa madhësia e tokës.” Sikundër vëmë re në këtë hadith kushti i arritjes së kësaj faljeje të madhe është të qënurit e besimit i pastër dhe i pa përlyer me idhujtari.

Besimi në Allahun përfituar nga Hadithi i Xhibrilit

Ndërsa në suren e fundit të Kuranit Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!” Ky ajet, është i ngjashëm me ajetin e parë të sures El Fatiha, sepse edhe ky ajet përmbledh të tre llojet e teuhidit. Së pari, pohon teuhidin uluhijeh, sepse mbështetja dhe mbrojtja janë adhurime që i drejtohen vetëm Allahut. Së dyti, pohon teuhidin rububijeh, sepse Zoti i njerëzve është Krijuesi, dhe Mbikqyrësi i tyre. Së treti, pohon teuhidin esma ue sifat, sepse një prej emrave të Allahut është dhe emri ‘Zot’.