Shirku është e kundra e teuhidit, nëse kuptimi i teuhidit është: Njësimi i Allahut në adhurim, shirku është: animi i diçkaje nga adhurimi për dikënd tjetër pos Allahut. Shirku është gjynahi më i madh, sepse Allahu i Madhëruar na ka lajmëruar se Ai nuk e fal atë nëse nuk pendohet prej tij, duke qenë se Ai (Allahu) i ka bërë obligim vetes së Tij mëshirën, kurse gjynahet e tjera veç tij (shirkut) janë nën mëshirën e Allahut, nëse don e dënon robin që e ka bërë gjynahin e nëse don e fal atë. Allahu i lartësuar në suren Nisa: 48 ka thënë:
“S’ka dyshim që Allahu nuk e fal atë që i bën shok Atij (në adhurim) dhe veç kesaj fal kë të dojë”.
Shirku i fshin të gjitha punët, ka thënë Allahu në suren Enam: 88:
“E nëse ato do të më bënin shok Mua (në adhurim) do tju fshiheshin atyre çka kishin punuar”
Dhe ka thënë: “Të është shpallur ty (o Muhamed) dhe atyre që ishin para teje nëse do më bënit shok Mua (në adhurim) do tu fshinin punët e juaj dhe do ishit prej të humburve” (Zumer: 65).