Agjërimi

Nata e Kadrit

“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadr: 1-5).
Dijetari i madh es-Sa’dij -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e tij ka përmendur tek fjala e Allahut: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj!” dmth: është e barabartë në mirësinë e saj sa një mijë muaj, puna që bëhet në këtë natë është më e mirë se puna që bëhet në një mijë muaj, pa atë natë.
Kjo gjë i bën njerëzit e ditur të hutuar, dhe ia mahnit mendjet e tyre, sepse Allahu i Lartësuar i dhuroj këtij ummeti të dobët në fuqi një natë që puna në të është e barabartë apo me shumë se një mijë muaj, sa jeta e një personi që ka jetuar gjatë, tetëdhjet e ca vjet.