Disa nga urtësitë dhe dobitë e haxhit
Allahu thotë në Kuran:
“Dhe thirri njerëzit për të kryer haxhin, dhe ata do të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës, me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për faktin që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin”.(Haxh 27-28)
Shejhu el-alameh Abdurrahman es-Sa`dij në koment të ajeteve të mësipërme ka thënë: Dmth: Të jenë tek faltorja e Allahut ashtuqë të arrijnë përfitime fetare nëpërmjet kryerjes së adhurimeve madhështore, vecanërisht atyre adhurimeve të cilat nuk gjenden askund tjetër vecse aty.Gjithashtu përfiton dobi të kësaj dunjaje, gjë e cila është e mirënjohur e dukshme për cdokënd.
Duke qenë se vetëm pak ditë na ndajnë nga ky rit i cili përbën një nga shtyllat bazë të islamit, është e përshtatshme të nxjerrim në pah disa nga kuptimet dhe përfitimet e këtij riti.