Namazi

A lejohet të falet namazi i xhenazes në varreza?

A lejohet të falet namazi i xhenazes në varreza?

Autori i librit Zadul Mustekni` ka thënë: Nuk është i vlefshëm namazi që falet në varreza.

Shejh Ibn Uthejmini në shpjegimin e këtij libri tha:

Thënia e tij:Namazi, është përgjithësuese që përfshincdo lloj namazi, farz dhe nafile, namaz me ruku dhe sexhe apo edhe pa to, duke përfshirë ky term edhe namazin e xhenazes, por argumentet e kanë përjashtuar këtë lloj namazi sic do e përmendim më vonë.

(Sherhul Mumti` 2/237)

Më pas shejhu sqaroi se cfarë quhet varrezë dhe më poshtë tha:

Përjashtohet nga ky ndalim namazi i xhenazes. Nëse namazi i xhenazes falet tek varri i te vdekurit s`ka dyshim që lejohet, sepse është vërtetuar nga Profeti salallahu alejhi u selem se ai i ka falur xhenazen gruas e cila pastronte xhaminë. Një ditë po interesohej rreth saj sepse nuk e kishte parë, e lajmëruan duke i thënë se ka vdekur. Ajo kishte vdekur natën dhe sahabët nuk donin ta shqetësonin Profetin salallahu alejhi u selem natën. Atëherë ai tha: “ Pse nuk më lajmëruat?!” . Më pas tha: “ Më tregoni ku është varri i saj”. Ia treguan vendin e varrit, vajti aty dhe ia fali xhenazen.(Transmeton Buhariu nr 458 dhe Muslimi nr 956)

Shtrohet pyetja:Cfarë gjykimi ka nëse sillet i vdekuri dhe i falet xhenazeja në varreza?

Nga mirësitë e ditës së xhuma dhe disa prej rregullave të saj

Allahu i lartësuar ka thënë: فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِن فَضْلِ اللَّهِ وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيراً لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ “E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendeni shpeshherë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim” Suretu el Xhuma: 10. Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur […]

Kohët e Namazit

Allahu thotë: “Përkujdesuni për namazet dhe në mënyrë të veçantë për namazin e mesëm dhe të jeni adhurues të Allahut”. Urdhërimi për faljen e namazit nënkupton kryerjen e tij në kohë dhe hapësirë por pa e përcaktuar specifikisht, kjo sepse koha dhe hapësira janë element të domosdoshëm në kryerjen e veprimit. Kurse për sa i përket kohës specifike në të cilën është i ligjëruar secili namaz apo forma e namazit me kushtet dhe veprimet e tij specifike, nuk gjejmë në këtë ajet asnjë lloj argumentimi, as në mënyrë direket apo indirekte. Detajet e kohëve të namazeve apo forma e secilit namaz gjenden vetëm në Sunetin e saktë në thëniet dhe veprimet e Profetit ndërsa në Kuran mund të gjejmë vetëm ndonjë ajet që përmend ndonjë detaj prej detajeve të namazit si p.sh fjala e Tij: “Kur të doni të ngriheni për tu falur lani fytyrat tuaja…” pra u përmend abdesi i cili është kusht prej kushteve të namazit. Po ashtu mund të gjejmë në Kuran përmendjen e ndonjë pjese të namazit siç është rukuja dhe sexhdeja por përsëri pa i cilësuar më tej në formë apo numër, gjëra të cilat janë të sqaruara në Sunetin e pastër.

Koha e drekës:

Përcaktimi i cakut fillestar dhe i atij përfundimtar për secilin kohë të namazit është vërtetuar në hadithet e sakta, si p.sh në hadithin e Xhibrilit ku tregohet që i mësoi Profetit namazin apo tregimi i namazit që Profeti u bënte atyre që e pyesnin, etj.

Autori tha: Fillimi i kohës së drekës është zeuali.

Shpjeguesi tha: Zeuali është shmangia e diellit nga pika e zenitit. Shenja dalluese e kësaj është hija që objekti lë nga drejtimi i lindjes, gjë e lehtë për tu njohur nga çdokush që ka dy sy.

Autori tha: Ndërsa fundi i kohës së drekës është kur të arrijë hija e objektit gjatësinë e vetë objektit, duke i shtuar dhe fej’u ez-zeual (hija që mbetet e pazhdukur në kohën e zeualit).

Autori tha: Njëkohësisht ky është dhe fillimi i kohës së ikindisë.

Shpjeguesi tha: D.m.th momenti kur hija arrin gjatësinë e vetë objektit. Ibn Kajimi ka thënë: Sahabët e falnin ikindinë me Profetin dhe më pas ndonjëri prej tyre shkonte deri në vendin e quajtur Auali, përafërsisht 4 milje, ndërsa dielli vazhdonte të ishte lart (dukshëm)[1].

Enesi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë: Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- e fali ikindinë me ne dhe më pas i erdhi një person nga fisi Benu Selemeh dhe i tha: O Resulallah ne duam të therim një deve dhe ne dëshirojmë që të jesh i pranishëm aty. Tha: “Po”. U nis për atje dhe ne u nisëm së bashku me të. Kur arritëm, ata nuk e kishin therur akoma devenë, atëherë u ther, u nda dhe u gatua një pjesë e saj për ne. Hëngrëm prej saj dhe mbaruam para se të perëndojë dielli[2].

Është e pamundur që e gjithë kjo të ketë ndodhur pasi që hija kishte arritur dyfishin e gjatësisë së objektit[3].

Transmeton tek Sahiu i Muslimit se Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Koha e drekës vazhdon të jetë përderisa nuk arrin ikindia”[4].

Këtyre dispozitave profetike nuk mund tu kundërvihet asgjë tjetër më e saktë, më e qartë dhe më e drejtpërdrejtë (për vetë faktin se nuk ekziston diçka e tillë në lidhje me këtë sunet).

Autori tha: Koha e ikindisë është për sa kohë që dielli është i qartë dhe shkëlqyes.

Shpjeguesi tha: Koha e fundit e ikindisë është atëherë kur hija arrin dyfishin e gjatësisë së objektit.

Imam Shafiu ka thënë: Fundi i kohës së ikindisë gjatë së cilës njeriu ka liri (ta vonojë) është të arrijë hija dyfishin e gjatësisë së objektit. Në një mendim tjetër është thënë: Derisa dielli të zverdhet. Ndërsa koha e fundit e domosdoshme (në të cilën lejohet vonimi vetëm për arsye të forta) është perëndimi i diellit.

Vlera e namazit dhe pozita e tij në Islam

Transmetohet nga Ibn Umeri se Profeti ka thënë: “Është ndërtuar Islami mbi pesë shtylla: mbi dëshminë se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe vizita e Qabes për kë ka mundësi”. Allahu i ka nxitur besimtarët që ta kryejnë atë sa më mirë, në ajete të shumta, për shembull fjala e Tij: “Të kthyer tek Ai, kijani frikën Atij, kryejeni më së miri namazin dhe mos jini nga idhujtarët të cilët e përçanë fenë duke u ndarë në grupacione ku çdo palë i gëzohet idesë së tij” (Rrum 31); dhe thotë: “E nuk qenë të urdhëruar për diçka tjetër përveçse ta adhurojnë Allahun sinqerisht me përkushtim vetëm ndaj Tij ta falin më së miri namazin, ta japin zekatin. Kjo është feja e drejtë” (Bejineh 5); dhe ka thënë: “Thuaju robërve të Mi të cilët kanë besuar: ta falin namazin dhe të japin nga ajo që Ne i kemi furnizuar, të japin fshehtas dhe haptas para se të vijë ajo ditë ku nuk ka shitblerje dhe as lidhje të ngushtë” (Ibrahim 31). […]

Rëndësia e Namazit

Porosia e fundit me të cilën Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e porositi umetin e tij ishte namazi. Është transmetuar nga Umu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: ”Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sëmundjen e rëndë për shkak të së cilës ndërroi jetë, thoshte: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat (të cilat i keni nën sundimin tuaj)!” Këto fjalë përsëriste derisa ia dorëzoi shpirtin Allahut të Madhëruar. Ndërsa Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Porosia më përmbledhëse që la Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në çastet kur po jepte shpirt ishte: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat!” Gjithashtu, Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Fjalët e fundit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat”