Hadith

Kapitulli i moralit, mirësisë dhe lidhjet mes njerëzve (2)

21. Transmetohet nga Xhabiri (radiallahu anhu) se profeti (alejhi selam) tha: “Nëse mendoni për një punë të keqe mos e bëni atë! Nëse keni zili ndokënd, mos i bëni të padrejtë tjetrit! Nëse diçka të ndjell keq, vazhdo rrugën (mos u kthe mbrapsht) dhe mbështetu tek Allahu dhe kur të peshoni, shtoni!” 22. Transmetohet nga […]

Sado te ngrihet diçka prej kësaj dunjaje do t’i vije koha e te bjerë poshtë

Enes bin Malik thote: Deveja e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem El Adba, nuk garohej nga asnje deve tjeter. Por nje dite erdhi nje Beduin me nje deve te re, e cila garoi me devene e Profetit dhe ia kaloi asaj. Kjo sikur i rendoi pak shoket e Profetit alejhi selam, nderkohe Profeti sal-lAllahu alejhi […]

Kapitulli i moralit, mirësisë dhe lidhjet mes njerëzve (1)

1. Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se tha: “Vëllazëroi Profeti (alejhi selam) mes Zubejrit dhe Abdullah bin Mesudit”. 2. Transmetohet nga Ebu Mesud El-Bedri (radiallahu anhu): “Më e fundit gjë që u ka arritur njerëzve nga fjalët e hershme profetike është: Nëse nuk ke turp, bëj ç’të duash.” 3. Transmetohet nga Kab bin Uxhra (radiallahu […]

Vlerat e sures Mulk

Vlerat e sures Mulk

Ajo ndërmjetëson për të zotin e saj derisa i falen mëkatet

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:Vërtetë në Kuran ka një sure me 30 ajete, e cila ndërmjetësoi për një person derisa bëri që ti faleshin mëkatet, ajo është :Tebarekel-ledhij bijedihil mulk

Transmeton Ebu Daudi nr 1400, Tirmidhiu nr 2891 dhe e konsideroi hasen, Hakimi 1/565 dhe e saktësoi.Ibn Haxheri në Telhisul habir 1/382 ka thënë : Ky hadith ka një transmetim tjetër të saktë përforcues. E kanë saktësuar: Ibn Tejmijeh në Mexhmuul fetaua 22/277, Sheukani në Nejlul eutar 2/227, Ahmed Shakiri në shënimet e tij ndaj Musnedit të Ahmedit 15/129 dhe e ka konsideruar hasen Albani në Sahihul Xhami nr 2091

Ajo sure debaton në mbrojtje të atij që e ka përvetësuar atë derisa bëhet shkak që ta fusë në xhenet.

Transmetohet nga Enes bin Malik radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:Është një sure në Kuran e cila ka vetëm 30 ajete, polemizon në lidhje me përvetësuesin e saj derisa e fut atë në xhenet, ajo është sureja Tebarek.

Transmeton Taberanij në el Euset nr 3654. El Hejthemij në Mexhmeu ez-Zeuaid 7/130 ka thënë:Transmetuesit e tij janë transmetuesit e Sahihut. E ka konsideruar hasen Albani në Sahihul xhami nr 3644.

Njohje e shkurtër rreth shkencës së hadithit -II-

Pyetje: Sa llojesh klasifikohet khaberi (lajmi,transmetimi)?
Përgjigje: Khaberi ndahet në dy kategori të mëdha: Ahad dhe muteuatir.
Pyetje: Çfarë është khaberi ahad dhe në sa llojesh ndahet?
Përgjigje: El ahad është shumësi i fjalës uahid që do të thotë: Një. Pra, ajo thënie që transmetohet nga një person i vetëm. Ndërsa në terminologji do të thotë: Çdo hadith që nuk i përmbush kushtet për të qenë muteuatir (kushte që do i sqarojmë më vonë).
Khaberi ahad ndahet në tre lloje:
1)el Mesh-huru, i cili nga ana gjuhësore rrjedh nga fjala esh-shuhrah që do të thotë qartësi (pra el mesh-huru do të thotë i mirënjohur, i qartë). Ndërsa në terminologji do të thotë: Hadithi i cili transmetohet nga tre vetë apo më shumë por që nuk arrin të jetë muteuatir. Dikush këtë lloj e quan dhe me emrin el mustefidh(i përhapur, i mirënjohur).
Hadithi el mesh-hur është dy llojesh:
a) I mirënjohur në gjuhët e njerëzve( pra, njerëzit e thonë shpesh atë hadith nëpër kuvendet e tyre dhe bisedat e përditshme).Rreth këtij lloji janë shkruar janë shkruar disa libra, si p.sh: El Mekasidul haseneh, me autor es-Sehauin, ed-Durarul muntethirah fil ehadthil mushtehirah me autor es-Sujutin.
Ky lloj hadithi mund të jetë i saktë (sahih), i mirë (hasen) dhe i dobët (daif). Shembull i hadithit të dobët është hadithi : “Dy veshët janë pjesë e kokës” , shembull i hadithit të saktë është hadithi: “Veprat vlerësohen sipas qëllimit”, ndërsa shembulli i hadithit hasen është hadithi: “Kërkimi i diturisë është obligim për cdo musliman”.
b) LLoji i dytë i hadithit mesh-hur është muteuatiri, të cilin do e sqarojmë më vonë inshallah.
2)Kategoria e dytë e haditheve ahad është el azizu, i cili nga ana gjuhësore rrjedh nga fjala el iz-zeh që dotë thotë forcë, krenari. Ndërsa në terminologji quhet: Çdo hadith që transmetohet vetëm nga dy rrugë transmetimi.
3)Kategoria e tretë e haditheve ahad, është el garibu i cili nga ana gjuhësore rrjedh nga fjala el gurbeh që do të thotë veçim, vetmi. Ndërsa në terminologji quhet: Çdo hadith që transmetohet vetëm nga një rrugë transmetimi.
Kjo kategori është dy llojesh:
1- el Garibu absolut dhe
2- el garibu i pjesshëm.
a) el Garibu absolut konsiderohet çdo hadith të cilin e transmeton vetëm një tabiin nga sahabiu, si p.sh hadithi : “el Uelau është lidhje e fortë si lidhja familjare, nuk shitet, nuk dhurohet dhe as nuk trashëgohet”. Këtë hadith e transmeton tabiini Abdullah bin Dinari nga Ibn Umeri radijallahu anhuma. Mund të ndodhë që dhe transmetuesi pas tabiinit të jetë një i vetëm, si p.sh tek hadithi: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa degë…..”. Këtë hadith e transmeton Ebu Hurejra, nga i cili e transmeton vetëm Ebu Salihi dhe nga i cili e transmeton vetëm Abdullah bin Dinari…

Njohje e shkurtër rreth shkencës së hadithit

Falënderimet dhe lëvdatat i përkasin Allahut, Zotit të botërave. Salavatet dhe selamet janë për profetin tonë, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, familjen dhe shokët e tij, si dhe për çdokënd që i  pason ata me të mirë deri në Ditën e Gjykimit. Duke marrë shkas nga fakti që unë jepja mësim lëndën e shkencës së hadithit, […]