Histori

Vullneti i hekurt i shejh Albanit.

Ishte kaderi (caktimi) i Allahut, që në vitin 1389 Hixhri qe korespondon me vitin 1969, të burgosesha bashkë me disa dijetarë të tjerë, pa asnjë arsye dhe pa bërë asnjë faj. Gabimi ynë i vetëm ishte se kishim ftuar në rrugë të Allahut dhe u kishim mësuar njerëzve fenë e Allahut. Ata më çuan tek […]

Historia e Nuhut alejhis-selam.

Nuhu, babai i dytë i njerëzimit – paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të. Njerëzimi, shumë kohë pas Ademit (alejhis selam) jetoi si një umet (popull) i pandarë,  në udhëzimin e Zotit të Lartësuar. Por më pas u kundërshtuan dhe djajtë futën mes tyre lloj-lloj të këqijash, duke ndjekur për këtë mënyra të ndryshme: […]

Dobi dhe mësime të përfituara nga historia e Ademit alejhis selam

– Këtë ngjarje madhështore, Allahu e ka përmendur në shumë vende në Kuranin famëlartë, të qartë dhe pa asnjë lloj mëdyshje apo dyshimi. Kjo ngjarje, konsiderohet prej më madhoreve, për vërtetësinë e së cilës kanë rënë dakort të gjithë Pejgamberët, kanë folur të gjithë librat qiellorë dhe e kanë besuar të gjithë ndjekësit e Profetëve […]

Ademi, babai i njerëzimit.

Allahu ishte (pa fillim) dhe para Tij nuk ekzistonte asgjë dhe në pafundësi Ai vepron gjithçka që dëshiron. Asnjë moment dhe asnjë kohë, nuk është e zbrazur nga veprimet dhe fjalët që jepen dhe dalin nga vullneti dhe dëshira e Tij, ashtu siç e kërkon urtësia e Allahut, të cilit i atribohet kjo cilësi (Urtësia) […]

Dobitë e historive të pejgamberëve

Parathënie Në Kur’anin famëlartë, Allahu i Lartësuar na ka treguar disa ndodhi të bukura që flasin për jetën e Profetëve dhe i ka cilësuar si historitë më të bukura. Ky cilësim (historitë më të bukura) që vjen nga Allahu i Madhëruar, është tregues se ato janë ndodhitë më të vërteta, më kuptimplotat dhe më të […]

Drejtesia e Umerit

Historianët tregojnë se kur muslimanët çliruan vendin e quajtur Medain në Irak në kohën e kalifit të drejtë Omer ibn Hatabi, komandanti i ushtrisë muslimane Sad ibn Uekasi hyri në pallatin e Kisras, perandorit pers. Ushtarët muslimanë morën atje një plaçkë të madhe lufte dhe thesare të shumta të mbretërve persë, si ar, argjend, kuaj, […]

Kujtojeni here pas here te zotin e kotheres se bukes…

Kujtojeni here pas here te zotin e kotheres se bukes… Ebi Burdeh bin Ebi Musa el Esh’arij, percjell Duke thene: Kur iu afrua vdekja Ebu Musa el Esh’ariut tha: Bijte e mi! Kujtojeni here pas here te zotin e kotheres se bukes. Ebu Burdeh e pyeti: O babai im! Si eshte ndodhia e te zotit […]

Fragmente nga jeta e sahabiut El Ka`Kau bin Amr

Fragmente nga jeta e sahabiut El Ka`Kau bin Amr
Islami i tij: Në vitin e nëntë të hixhretit të Profetit salallahu alejhi ue selem, pas luftës së Tebukut, erdhën delegacionet e fiseve të ndryshme tek Profeti salallahu alejhi ue selem. Profeti salallahu alejhi ue selem dërgoi Bishr bin Ebi Sufjanin si mbledhës të zekatit të familjes Beni Ka`b të ciët rrjedhin nga fisi Huzeah. Kjo ndodhi u shoqërua me ardhjen e familjes Beni Amr bin Temim pranë tyre. Fisi Huzeah i tuboi kafshët e saj që do jepte zekat, mirëpo familja Beni Temim e qortuan dicka të tillë, madje nxorrën shpatat për t`i ndaluar nga dhënia e zekatit. Atëherë Profeti salallahu alejhi ue selem dërgoi Ujejneh bin Bedr el Fezarij në krye të 50 kalorësve, të cilët i sulmuan këta pengues dhe arritën të zënë rob 11 burra dhe gratë e tyre, duke u kthyer së bashku me ta në Medine, ku ndër ta ishin dhe disa nga kryetarët e familjes Beni Temim.Profeti salallahu alejhi ue selem ishte në xhami dhe në momentin kur erdhën, ai doli tek ata dhe u ul para tyre. Ligjëroi ligjëruesi i tyre, Atarid bin Haxhib, atëherë Profeti salallahu alejhi ue selem i tha Thabit bin Kajs bin Shemasit: “Përgjigjiu atij o Thabit”. Thabiti u ngrit të ligjëronte dhe iu përgjigj. Në lidhje me këtë delegacion të Beni Temimit të cilët e thërritën Profetin salallahu alejhi ue selem kur ai ishte në xhami, ka zbritur ajeti Kuranor:
“Ata të cilët të thërrasin nga pas mureve, shumica e tyre nuk kuptojnë.E nëse ata do bënin durim derisa të dilje, do të ishte më mirë për ta, Allahu është Mëkatfalës, Mëshirues”.
Ky ishte dhe fillimi i islamit të fisit Beni Temim, popullit të Ka`kau bin Amr, pas betejës së Tebukut.

Ka`kau bin Amr ishte pjesë e delegacionit, kështuqë pranoi islamin sëbashku me ta. Më pas, ky fis(Beni Temim) u bënë besimtarë të mirë, të përkushtuar në fenë e tyre dhe e deshën shumë Profetin salallahu alejhi ue selem, saqë kur u arriti lajmi i vdekjes së tij u pikëlluan së tepërmi dhe thanë: Bëfshim kurban për ty prindërit tanë o Rasulallah.