
Margaritari i Përzgjedhur Rreth Vlerave të Fesë Islame –pjesa e parë-
Feja Islame me të cilën u dërgua Muhamedi sala Allahu alejhi ue selem është feja më e përsosur dhe më e mirë, më e larta dhe më madhështorja. Ajo ka përfshirë prej vlerave madhështore të përsosmërisë, mbarëvajtjes, mëshirës, drejtësisë, mençurisë dhe urtësisë aq sa dëshmon se Allahu i Lartëmadhëruar është i përsosur, që ka dituri të gjithanshme dhe mençuri e urtësi. Po ashtu ky fakt dëshmon edhe për pejgamberin e Tij sala Allahu alejhi ue selem se Ai është besnik (i vërtetë), që flet gjithmonë të vërtetën dhe i besojnë të tjerët për ç’ka flet. Ai (Muhamedi) nuk flet nga mendja dhe dëshira e tij por “është vetëm shpallje që i shpallet”.
Feja Islame është fakti më madhështor dhe dëshmia më e qartë që argumenton se Allahu është veçuar me përsosmëri. Po ashtu kjo fe dëshmon për profetësinë dhe besnikërinë e pejgamberit të Tij sala Allahu alejhi ue selem. Synimi im me shkrimin e këtyre rreshtave është të paraqes kulmin e diturisë sime të cilat pasqyrojnë madhështinë e kësaj feje duke sqaruar bazat e vlerave të saja […]