Të Ndryshme

Përse falem? – I –

Autor Abdurrauf El-Hanauij.

Prezantimi dhe aprovimi nga dijetari i nderuar:

Abdulaziz ibën Abdil-lah ibën Baz (Allahu e mëshiroftë).

Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka profet tjetër, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi këdo që ecën me udhëzimin e tij deri në Ditën e Shpërblimit..!

Kjo është një broshurë e rëndësishme që titullohet: «Përse falem?» përgatitur nga vëllai ynë Abdurrauf El-Hanauij (Allahu ia shbërbleftë me të mira). Unë pas dëgjimit e vlerësova si broshurë të dobishme. Autori i saj trajton rëndësinë e faljes, kujdesin për ta falur në kohët përkatëse dhe mirësitë e shumta, që burojnë nga kryerja e saj. Në anën tjetër, autori (Allahu i dhëntë sukses) thekson dhe sqaron se lënia e faljes ose shpërfillja e saj, është gjynah tepër i madh dhe llogaria për të në Ditën e Kijametit do të jetë e vështirë. Të gjitha këto, autori i ka shkruar me një stil të këndshëm dhe të dobishëm.

E lus Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, që t’iu bëj dobi të gjithëve me të, sepse Ai është Ndihmuesi dhe i Plotfuqishmi për këtë.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi robin, të dërguarin dhe besnikun e shpalljes së Tij, profetin, imamin dhe zotërinë tonë Muhammed ibën Abdullah, mbi familjen, shokët dhe ndjekësit e Tij.

E shkruajti nevojtari për faljen e Zotit të tij, Abdulaziz ibën Abdilah ibën Baz. Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe kryetari i komisionit të dijetarëve të mëdhenj.

Thirrja për në rrugë të Allahut

Muftiu i Saudisë Shejhu i Nderuar Abdulaziz Ali Shejh

Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar, Atë falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë nga të këqijat e veteve dhe punëve tona. Cilindo që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, askush nuk mund ta humbasë prej saj, dhe cilindo që Allahu e humbet prej kësaj rruge, askush nuk mundet ta udhëzojë.

Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një, të Vetëm e të Pashok, gjithashtu dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij deri në ditën e gjykimit.

O ju njerëz! Frikësojuni Allahut me një frikë të sinqertë.

O robër të Allahut! Në dy librat më të saktë të hadithit transmetohet se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush thërret për tek një e mirë, ai do të fitojë dhe shpërblimin e atij që e bën atë të mirë.”

Ndërsa në të saktin e Muslimit transmetohet se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush thërret për në udhëzim, ai do të ketë shpërblimin e të gjithë atyre që do ta ndjekin, duke mos u pakësuar atyre asgjë nga shpërblimet që meritojnë. E ai që thërret për në humbje, ai do të ketë mëkatet e të gjithë atyre që do ta ndjekin, duke mos u pakësuar atyre asgjë nga mëkatet që meritojnë”

O ti musliman! Thirrja për në rrugë të Allahut është rruga që ndoqën profetët; “Thuaj; kjo është rruga ime e vënë në fakte të qarta e që unë thërras për tek Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje.”

Vëllazërimi islam

Muftiu i Saudisë Shejhu i Nderuar Abdulaziz Ali Shejh

Me të vërtetë falënderimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, Atë falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë nga të këqijat e veteve dhe punëve tona. Cilindo që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, askush nuk mund ta humbasë prej saj, dhe cilindo që Allahu e humbet prej kësaj rruge, askush nuk mundet ta udhëzojë.

Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një, të Vetëm e të Pashok, gjithashtu dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij deri në ditën e gjykimit.

O ju njerëz! Frikësojuni Allahut me një frikë të sinqertë.

O robër të Allahut! Lidhja e besimit është lidhja më e fortë, nyja e besimit është nyja më e fortë, dhe vëllazëria e besimit është vëllazëria më e ngushtë.

Lidhja e besimit nuk mund të zgjidhet kurrë për shkak se ajo ka hedhur rrënjët në zemrën e besimtarit. Ajo është një lidhje që shfaqet si rrjedhojë e besimit të sinqertë dhe të vërtetë.

Për këtë Allahu i Madhëruar thotë: “Shokët atë ditë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që ishin të devotshëm.”

Tregohuni modestë o ju nxënës të dijes

Shejhu i nderuar Salih bin Sad es-Suhejmij

Tregohuni modestë o ju nxënësit e diturisë, sepse kush tregohet modest për hir të Allahut, Allahu do ta ngrejë lart. Shumë nga ata që e heqin veten si të ditur, kanë arritur në gjendjen e mashtrimit, për shkak të dëshirës për tu shfaqur si të ditur dhe dëshirës për tu mburrur. Janë mashtruar nga vetëkënaqësia e vetëpëlqimi për shkak të asaj diturie të pakët që kanë arritur.

Dikush nga selefët ka thënë: Njeriu do jetë i ditur për sa kohë që e kërkon diturinë, e nëse mendon se e ka arritur atë, atëherë është injorant.

Nga thëniet që unë i kam përfituar nga shejhu ynë, Hamad el Ensarij i cili ishte një nga dijetarët e daves selefije të bekuar, të cilët kanë ecur sipas rrugës së imamllarëve të mëdhenj pararendës, është fjala e tij:

Në kohën tonë nuk preferohet martesa me gratë e ithtarëve të Librave të mëparshëm

Martesa e muslimanit me jomuslimanet ka nevojë për sqarim të klasifikuar. Përsa i përket atyre që adhurojnë idhujt (statuja, objekte,njerëz), komunisteve dhe budisteve, nuk i lejohet muslimanit që të martohet me to. Ndërsa martesa me femrat e ithtarëve të Librave të mëparshëm, të cilat janë janë të ndershme, që njihen për ndershmëri dhe të qënurit larg nga shkaqet dhe rrugët që çojnë drejt zinasë, i lejohet muslimanit që të martohet me të ndershmet prej tyre, mirëpo lënia e martesës me to është më e mirë, më parësore dhe më e sigurtë për të qenë larg sherrit, sepse ndoshta martesa me të krishteren bëhet shkak që ai të konvertohet në të krishter ose ndoshta fëmijët e tij shndërrohen në të krishterë. Për këtë arsye, një martesë e tillë konsiderohej e padëshirueshme dhe jo e preferueshme nga Umeri radijallahu anhu dhe një sërë dijetarësh të tjerë, pikërisht për t`u ruajtur nga sherri që mund t`i ndodhë. Megjithatë parimi bazë është se dicka e tillë lejohet, sic ka thënë Allahu në ajetin Kuranor: “ Sot u janë lejuar gjërat e mira dhe të pastra. U janë lejuar ushqimet e ithtarëve të librave, po ashtu dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare, si dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse u jepni u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me to, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore” (Maideh 5)

Porositë e etërve për bijtë IV

Mësimi i gjashtëmbëdhjetë

Përgojimi, thashethemet, smira, zilia, mendjemadhësia dhe mashtrimi

O biri im! Të përmendësh vëllanë tënd në mungesë të tij, për diçka që veshët e tij nuk duan ta dëgjojnë është ves i ulët dhe i keq.

O biri im! Çdo njeri ka të meta, ashtu sikurse ti nuk do që të përmenden të metat e tua kur nuk je i pranishëm, po ashtu duhet ta ruash gjuhën tënde nga të metat e njerëzve kur nuk janë të pranishëm. Largoju përgojimit, o biri im, dhe largoju motrës së tij që është thashethemja. Mos vrapo për të shkatërruar njerëzit. Mos i thuaj askujt prej vëllezërve të tu, se filani ka thënë për ty kështu dhe kështu, apo se filani të akuzoi për këtë.

O biri im! Përgojimi dhe thashethemet janë prej veseve të njerëzve të ulët dhe të pacipë dhe nuk janë prej veseve të nxënësve të dijeve fetare. Prandaj, mos e ndot vetveten me këto vese të ulëta. «O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshimet. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Dhe mos përgjoni e përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit. Dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Ai fal dhe e pranon pendimin, është Mëshirplotë.» ( El-Huxhurat 12 ).

Kujdes nga kjo cilësi e shëmtuar

Transmetohet nga Abdullah bin Amri se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “ Kush i ka këto katër cilësi është hipokrit i thekur,ndërsa kush ka një cilësi prej tyre ka në vete një pjesë nga hipokrizia derisa ta braktisë atë, (ato janë):kur i lihet dicka në mirëbesim, ai e tradhton, kur flet gënjen, kur bën marrëveshje e thyen(e tradhton) atë, dhe kur është në konflikt i tejkalon kufinjtë(e drejtësisë)”. (Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ahmedi)
Hipokrizia është sëmundje e rëndë, rrezik madhor ndaj islamit dhe muslimanëve. Ky ves, është cilësi e përcmuar e atyre njerëzve të cilët e shfaqën islamin për mashtrim dhe intrigë, në mënyrë që të arrijnë interesa materiale dhe që të ruajnë vetet e tyre gjallë.
Allahu i ka mallkuar hipokritët, i ka përcmuar ata dhe i ka kërcënuar me dënim të dhimbshëm në shtresën e fundit të zjarrit të xhehenemit. Cilësitë e tyre të përcmuara na i ka treguar Allahu në sure të shumta të Kuranit, si psh në suren Bekarah, Nisa, Teubeh, Muxhadileh, Hashr, Munafikun, e gjithë kjo që besimtarët t`i njohin hipokritët dhe të ruhen prej sherrit të tyre, nga intrigat dhe poshtërsitë e tyre.
Profeti salallahu alejhi ue selem në këtë hadith bëri të qartë katër cilësi dhe shenja të dukshme dhe lehtësisht të dallueshme.

Porositë e etërve për bijtë III

O biri im! Bëj kujdes, mos lë gjë mangët në adhurimin e Zotit tënd, sepse Ai thotë në Librin e Tij të Lartë: «Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindët, veçse të më adhurojnë vetëm Mua. Dhe nuk dua prej tyre ndonjë furnizim dhe as që ata të më ushqejnë Mua. Vërtet që Allahu, është padyshim, Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i fuqisë, i Përhershmi më i Fortë.” (Edh-Dharijat 56-58).

O biri im! Përpiqu gjithnjë, ta kryesh faljen farz në kohën e saj me xhemat.

Kur të afrohet koha, shpejto të marrësh abdes dhe mos ngushto njeri në rrugë. Mos e shpërdoro ujin. Kur muezini të ketë thirrur ezanin, drejtohu nga kibla dhe fal sunetet që janë para farzit. Më pas ulu me prehje dhe qetësi, derisa të thirret ikameti. Falu në xhemat me frikërespekt dhe përulje. Dije mirë, se gjatë kohës që falesh po i drejtohesh duke thirrur Zotin tënd dhe duke qëndruar para Tij. Bëj kujdes, nga ngacmimet e shejtanit, nga e qeshura në prani të Mbrojtësit tënd dhe mos e angazho zemrën tënde me diçka tjetër veç thirrjes së Zotit tënd.

O biri im! Pasi të kryesh namazin farz, fal sunetet që janë pas, dhe bëj lutje të mira sa ta shohësh të arsyeshme. Kërko falje prej Zotit tënd, kërkoji Atij të të japë sukses, se Ai është Dhuruesi i të mirave dhe i Dijshmi.

O biri im! Nëse ke mundësi ulu në xhami vetëm duke qenë me abdes sepse xhamitë janë shtëpitë e Allahut. Dhe nuk është prej edukatës të hysh në shtëpinë e Zotit tend, duke mos qenë i përgatitur për adhurimin e Tij.

O biri im! Masa e gjerë e muslimanëve i sheh nxënësit e dijes me respekt dhe u duket e madhe çdo gjë e vogël që buron prej tyre. Prandaj, bëj kujdes, o biri im, që të mos lëshohen gjuhët e masës së gjerë të popullit tek ti. Mos e ço zërin në xhami, sepse këtë gjë kur e bën dikush nga masa e gjerë e popullit është e shëmtuar, por kur e bëjnë nxënësit e dijes është edhe më e shëmtuar. Mos bëj fjalë me asnjë nga vëllezërit e tu dhe mos u grind me asnjë prej tyre. Mos pengo dhe mos ngushto asnjë musliman që të adhuroj Zotin në shtëpinë e Mbrojtësit të tij.