Të Ndryshme

Porositë e etërve për bijtë II

Autor Shejkh Muhammed Shaakir.

Shejkhu i dijetarëve të Aleksandrisë në të kaluarën

1282 – 1358 H.

Mësimi i gjashtë

Edukata e kërkimit të dijes së nderuar

O biri im! Vrapo në kërkimin e dijes me zell dhe dëshirë të zjarrtë. Përpiqu të mos humbasësh asgjë nga koha jote pa përfituar në të ndonjë çështje.

O biri im! Lexoji mirë mësimet që ke në program para se t’i dëgjosh nga mësuesi në orën e mësimit. Nëse ndonjë çështje nuk e kupton, atëherë mos nguro t’ia paraqesësh ndonjërit prej vëllezërve të tu, që të marrësh pjesë me të në kuptimin e saj. Mos kalo nga një çështje tek tjetra para se të përvetësosh mirë çështjen e parë. Nëse mësuesi të cakton ndonjë vend për t’u ulur gjatë mësimit, mos u ul në një tjetër vend. E nëse dikush prej vëllezërve ulet aty, mos u grind me të dhe mos e fyej, por mund ta shpiesh çështjen tek mësuesi yt, që ai ta çoj atë dhe të të ulë ty në vendin tënd.

O biri im! Kur mësuesi fillon të shpjegojë mësimin, mos u merr me diçka tjetër dhe mos bisedo me vëllezërit e tu. Dëgjo me vëmendje dhe përqëndrim atë që thotë mësuesi, dhe mos e ngarko mendjen tënde me diçka tjetër jashtë mësimit. Nëse has ndonjë paqartësi gjatë shpjegimit të një çështjeje, mos nguro, por kërko nga mësuesi me edukatë dhe mirësjellje përsëritjen e saj. Dhe bëj kujdes, mos ia ço zërin mësuesit tënd dhe as mos e shpërfill atë, nëse ai të shmanget e nuk e kthen kokën tek fjala tënde.

O biri im! Kur nxënësi del jashtë kontrollit para mësuesit të tij, atëherë bie vlera e tij tek mësuesi dhe tek vëllezërit, madje ai meriton të edukohet dhe të ndëshkohet për sjelljen e tij të pahijshme.

O biri im! Nëse nuk e respekton mësuesin tënd më tepër se babanë tënd, atëherë nuk ke për të përfituar asgjë nga njohuritë e tij dhe as nga mësimet e tij.

O biri im! Stolia e dijes është thjeshtësia dhe edukata. Kush thjeshtësohet për Allahun, Ai ka për ta ngritur dhe ka për ta bërë të dashur tek krijesat. Ndërsa kush tregohet mendjemadh dhe i paedukatë, Allahu ka për ta bërë të urryer tek njerëzit. Saqë rrallë mund të gjendet ndonjë njeri që e nderon dhe që tregon mëshirë ndaj tij.

Porositë e etërve për bijtë I

Autor, Shejkh Muhammed Shaakir.

Shejkhu i dijetarëve të Aleksandrisë në të kaluarën

1282 – 1358 H.

Parathënia e autorit

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve.

Paqja dhe bekimi qofshin për zotërinë tonë, Muhammedin, zotërinë e pejgamberëve dhe të dërguarve, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.

Këto janë mësime parësore rreth moralit të pëlqyeshëm, të cilat i vendosa për nxënësit e diturive fetare. Kam mbledhur prej moralit aq sa i nevojitet nxënësit të dijes në fillimet e tij, që nëse i jep Allahu sukses, shpresohet që t’i bëj dobi Allahu me anë të tij shumë krijesave të Tij. Allahu është Dhuruesi i mirësive dhe Udhëzuesi në rrugën e drejtë.

Mësimi i parë

Këshillat e mësuesit për nxënësin e tij

O biri im! Allahu të dhëntë dije dhe sukses për punën e mirë! Ti për mua je në gradën e birit tek babai i tij.

Mua më gëzon fakti të të shoh me shëndet të mirë dhe të kesh dhunti për kuptimin e gjërave. Të jesh me zemër të pastër, me moral të përkryer, duke ruajtur virtytet. Të jesh larg fjalës së ndyrë dhe të kesh sjellje të mirë. Të jesh i dashur tek vëllezërit e tu, të përkrahësh të varfërit, të mëshirosh të dobëtit, të falësh gabimet e të tjerëve dhe të tolerosh të tjerët. Të mos jesh i shkujdesur me namazin tënd, dhe të mos lësh gjë mangët në adhurimin e Zotit tënd.

O biri im! Nëse e pranon këshillën e këshilluesit, atëherë unë jam më parësori që duhet t’ia pranosh këshillën.

Unë jam mësuesi yt dhe edukuesi i shpirtit tënd. Ti nuk do të gjesh ndonjë më të përpiktë se unë për dobinë tënde dhe rregullimin tënd.

O biri im! Unë jam këshillues besnik për ti, prandaj, pranoje atë që do të ta paraqes prej këshillave. Puno me to në praninë time, puno me to me vellëzërit e tu dhe me veten tënde.

O biri im! Nëse nuk do të punosh me këshillën time në vetminë tënde, atëherë do të punosh rrallë me të me vëllezërit e tu.

O biri im! Nëse nuk më merr mua si shembull, atëherë kë do të pranosh?! Për çfarë do të tregosh zell në uljen para meje?!

Sqarim rreth abuzimeve dhe spekulimeve të “fabrikantëve”

Sqarim rreth abuzimeve dhe spekulimeve të “fabrikantëve”

Lëvdatat dhe falënderimet i përkasin Allahut të Lartësuar, i Cili është Një i vetëm, i Pa të meta.Salavatet dhe selamet janë për Profetin tonë, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, i vetmi i pagabueshëm i këtij umeti. E më pas:

Allahu thotë: “Vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi dhe bamirësi, për dhënie sadakaje ndaj të afërmve, ndalon nga veprat e ulëta dhe të urryera dhe padrejtësia.Ju këshillon ashtuqë të përkujtoheni” (Nahl 90)

Një fjalë e mencur thotë: Njeriu vlen në varësi të ambicies dhe synimit që ka.

Në kohën tonë vihet re një dukuri aspak e shëndoshë tek një pjesë e vëllezërve muslimanë: Një dritëshkurtësi, një vështrim aspak largpamës që nuk shkon përtej hundës, një mungesë ndërgjegjësimi në lidhje me qëllimet që muslimani ka në këtë jetë, duke u angazhuar me gjëra që nuk janë në listën e përparësive të muslimanit në krahasim me obligime të tjera madhore në të cilat shumica prej tyre kanë mangësira të theksuara, qoftë në aspektin individual të angazhimit me vetveten: me nivelin personal të besimit dhe veprave të mira, të diturisë rreth gjërave elementare dhe bazike të jetës së tij si musliman, apo në aspektin familjar: të dhënies së hakut ndaj familjes në përpjekjen për të siguruar jetesën e përditshme me hallallëk, dhënia e hakut ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, duke e shpenzuar kohën e lirë më shumë me ta në edukimin e tyre apo në ofrimin e ngrohtësisë familjare, sidomos në këto kohë të vështira dhe në këto ambiente të vështira, sepse sic është shprehur dikush nga dijetarët: Njeriu në shtëpinë e tij njihet, ndërsa në një thënie tjetër:Fëmija është sekreti i prindit (pra, pasqyron realitetin e fshehtë të prindit). Kjo është më e mirë se thashethemet, gibeti dhe trillimet deri pas mesnate, në mënyrë mizerisht të përsëritura duke u bërë si kafshët ripërtypëse që të njëjtin ushqim që hanë ditën, e ripërtypin natën. Apo në aspektin shoqëror në mesin e bashkësisë islame dhe të komunitetit ku jetojmë:Duke u përpjekur të kemi kontributin tonë aktiv për përmirësimin sadopak të gjendjes, qoftë nëpërmjet urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja por mbi të gjitha duke qenë fillimisht vetë shembull praktikues i islamit të shëndoshë dhe jo atij të cunguar, islamit të saktë dhe jo atij deformuar nga shpikjet në fe apo keqinterpretimet dashakeqe. Preokupimi që duhet të na shqetësojë për problemet dhe dukuritë që ekzistojnë në mesin e bashkësisë islame dhe gjetja e mënyrave më të mira përmirësuese në trajtimin e tyre, gjithashtu preokupimi për problemet e shumta dhe të rënda që përjeton komuniteti shoqëror ku ne jetojmë dashje pa dashje, mënyrat e kontribuimit dhe të përfshirjes tonë si muslimanë në përmirësimin e mundshëm të të metave, ku një nga gjërat primare që duhet të na shqetësojë pa masë është zgjimi i besimit të drejtë tek njerëzit, korrigjimi i bestytnive të kota dhe luftimi i shfaqjeve të shirkut, mbrojtja e parimeve dhe dispozitave fetare dhe paraqitja e tyre në mënyrën më të mirë, ashtuqë njerëzit të kuptojnë mirësinë e kësaj feje.

Vlerat e sadakasë në varësi të rrethanave dhe kushteve të caktuar‏

Vlerat e sadakasë janë të shumta në aspektin shpirtëror dhe atë material, në këtë botë dhe në tjetrën. Por kjo vepër, në kohë të caktuara, në rrethana dhe kushte të caktuara, në lidhje me kategori të veçanta, merr një kuptim akoma më të rëndësishëm, dobia e saj është më e madhe dhe shpërblimi i saj është më i mirë.

1) Gjëja e parë që lidhet me sadakanë është dhënia e saj fshehurazi. Kjo për vetë faktin se në këtë mënyrë është më afër sinqeritetit dhe pastërtisë së nijetit.

Allahu thotë: “Nëse i jepni sadakatë haptazi kjo është e mirë por nëse i jepni ato fshehurazi tek të varfrit, kjo është akoma më e mirë për ju” (Bekarah 271). Pra, çdo vepër e sinqertë është e pranuar, qoftë e kryer fshehurazi apo haptazi, por preferohet që sadakaja më mirë të jepet fshehurazi sepse në këtë mënyrë sinqeriteti është më i lartë dhe eliminon mundësinë e ngacmimit të shejtanit nëse do e shihnin të tjerët dhe do e lavdëronin. Sidoqoftë nëse dhënia haptazi në raste të caktuara ndikon për të nxitur të tjerët që të japin, padyshim që është gjë e mirë, duke u bërë sebep që dhe të tjerët të kontribuojnë. Në përgjithësi dijetarët kanë një rregull: Çdo vepër e obligueshme preferohet të kryhet haptazi, në bashkësi, ndërsa çdo vepër vullnetare preferohet më shumë që të kryhet veçmas, fshehurazi, siç tha Profeti salallahu alejhi ue selem: “Saqë të mos dijë e majta se çfarë dha e djathta” (Buhariu 3/364), pra e jep dhe nuk kthehet më prapa të shohë, as nuk ndalon që të presë lëvdata dhe falënderime, siç thotë Allahu duke na treguar për sjelljen e duhur: “Ne po ju ushqejmë për Allahun, nuk duam prej jush shpërblim dhe as falënderim” ( Insan 9).

Ibnul Kajjimi në lidhje me ajetin e mëparshëm (të sures Bekarah) tha:

Medito në faktin se si Allahu e specifikoi fshehjen me sadakanë që u jepet të varfërve, sepse ka sadaka që nuk mund të fshihet si p.sh: ndërtimi i një ure, hapja e një pusi, etj. Ndërsa dhënia e sadakasë fshehurazi tek të varfrit ka dobi të shumta: Nuk e vë në siklet të varfrin para njerëzve që ta ndjejë veten të demaskuar dhe të poshtëruar, nuk e shfaq para njerëzve se ai është dora e ulët që merr dhe si pasojë njerëzit nuk e vlerësojnë dhe nuk kanë raporte të barabarta me të në sjellje. E gjithë kjo është shtesë përveç faktit që bamirësi ruan sinqeritetin, shpëton nga syefaqësia dhe dëshira për tu lavdëruar.

2) Sadakaja që jepet në kohë shëndeti dhe force, është më e mirë se sadakaja në kohë sëmundje ose kur ndjen se do vdesë apo amanetet për sadaka pas vdekjes. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Sadakaja më e mirë është ajo që jepet kur ti je i shëndetshëm dhe koprrac, e do pasurinë dhe ia ke frikën varfërisë, dhe mos e vono derisa të të vijë shpirti në fyt dhe të fillosh e të thuash: Jepini filanit kaq dhe jepini tjetrit aq, kur diçka e tillë u takonte që me kohë” (Transmeton Buhariu nr 1419 dhe Muslimi). Pra, duhej tu kishte dhënë atyre që më përpara sepse e meritonin për shkak të varfërisë.

3) Sadakaja që jepet pas kryerjes së obligimeve, pra pasi të ketë dhënë zekatin, pasi të ketë përmbushur nevojat familjare dhe përkujdesjen për prindërit. Allahu thotë: “Të pyesin ty: Çfarë të japim? Thuaj:Tepricën” (Bekarah 219)

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka sadaka më të vlefshme se ajo që jepet nga njeriu që ka pasuri”( Transmeton Buhariu 1426, Nesaiu 2534, e saktësoi Albani), pra ai i cili ka plotësuar nevojat e veta, sepse nuk është e arsyeshme që të ketë prindërit apo fëmijët apo bashkëshorten që kanë nevojë për ushqim apo ilaçe dhe ndërkohë ndihmon të tjerët, siç thotë Profeti salallahu alejhi ue selem: “Filloje me ata që ke nën përgjegjësi” ( Transmeton Nesaiu 2534, e saktësoi Albani).

4) Megjithatë ka raste kur njeriu , megjithëse nuk është me pasuri apo ka mangësi në plotësimin e nevojave të tij, ka dëshirën e flaktë që të kontribuojë, të japë diçka, e cila megjithëse të varfrin nuk e nxjerr nga varfëria por bamirësit i mundëson të përjetojë kënaqësinë e bamirësisë, të rezervojë për veten një vepër të sinqertë dhe me dëshirë të zjarrtë, e cila nuk do të vlerësohet sipas sasisë por sipas çiltërsisë. Mund të jetë e pakët në sasi por me vlerë të pamasë tek Allahu. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Sadakaja më e mirë është sakrifica e atij që ka pak gjë” (Transmeton Nesaiu 2526, Ibn Haxheri në Fet-hul Barij 3/374.E saktësoi Albani) dhe tha: “Një dirhem është më i vlefshëm se njëqind mijë dirhem. Sahabët të habitur thanë: E si është e mundur kjo? Tha: “Një person kishte vetëm dy dirhemë, e dha sadaka njërin prej tyre, ndërsa një tjetër shkoi tek pasuria e tij e shumtë, mori prej saj njëqind mijë dirhem dhe i dha sadaka” (Transmeton Nesaiu nr 2527. Albani e konsideroi hasen).

Vlera e Sadekasë

Lëvdatat dhe falënderimet  i përkasin Allahut, Zotit të botërave, salavatet dhe selamet janë për Profetin tonë Muhamedin salallahu alejhi ue selem, për familjen dhe shokët e tij, si dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit. E më pas: Një nga portat e hajrit, një nga veprat më të dobishme […]

Fjalë të mëdha nga të parët tanë rreth kohës!

Të parët tanë të mirë (Selefët) dhe Koha! Falënderimi i takon Zotit të botrave. Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi vulën e Pejgamberëve e të Dërguarve. Prej mirësive të selefëve: është dhe rëndësia që ata i kanë dhënë kohës duke e shfrytëzuar atë dhe urrejtja që kishin me e kaluar atë në diçka që […]

Çështja e votimeve

Nga justifikimet për lejimin e votimeve, thënia: Jemi të detyruar të zgjedhim të keqen më të vogël, thonë: Ne e dimë se votimet janë gjë e keqe por marrim pjesë në to duke zgjedhur të keqen më të vogël, ashtuqë të mund të realizojmë një dobi shumë të madhe! Them: E keqja më e vogël […]

Gratë në Xhenet

Në emër të Allahut mëshiruesit mëshirëplotit!

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Unë kur pashë një numër të madh pyetjesh që vinin nga gratë që u interesonte gjendja e tyre në Xhennet, dhe çfarë i prêt atje e pashë të arsyeshme të mbledh disa çeshite të dobishme. Këto çështje do të dalin më mirë në pah kur të përmendim argumentet e sakta si dhe fjalët e dijetarëve tanë, prandaj duke i kërkuar ndihmë Allahut them:

(1) Nuk u mohohet e drejta grave kur pyesin se çfarë do të ndodhë me to në Xhennet, për begatitë dhe llojet e shpërblimeve, për shkak se shpirti i njeriut mendon thellë për të ardhmen dhe fatin e tij. Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, nuk ua mohonte këto pyetje shokëve të tij rreth Xhenetit dhe gjërave që ekzistojnë në të. Ka ndodhur që ata ta kenë pyetur: “Si janë shtëpitë e ndërtuara në xhenet?” Ai u është përgjigjur: “Një tullë prej ari dhe një tjetër prej argjendi…” Dhe një here tjetër ata e pyetën: “O i dërguari i Allahut! A do kemi mundësi tu afrohemi grave tona në xhenet? Ai u tha: “Po sigurisht!”