Uji i zemzemit në trajtimin e dijetarëve
Transmetohet nga Ezrakiu në librin Ahbaru Mekeh 2/45 se Dahaku (tabi`ini), Allahu e mëshiroftë ka thënë: Më është përcjellur se ngopja me ujin e zemzemit të shërben si pastrim nga nifaku dhe të largon dhimbjen e kokës.
Transmetohet në Musanefin e Abdurrezakut 5/117 nga Uehb bin Munebih rahimehullah se ai ka thënë:Pasha Atë që ka në dorë shpirtin e Uehbit, cdokush që i drejtohet ujit të zemzemit dhe pi prej tij derisa ngopet, patjetër do i shërbejë si shërim duke e kuruar nga ndonje sëmundje.
Është vërtetuar në sahihun e Muslimit në lidhje me pranimin e Islamit të Ebu Dherrit radijallahu :Ai erdhi në Meke për të pranuar Islamin, qëndroi në të tridhjetë ditë në Mesxhidul Haram.Profeti salallahu alejhi ue selem e pyeti: “Si ushqeheshe gjatë kësaj kohe? Ebu Dherri radijallahu anhuntha: Nuk kisha ushqim tjetër përvec ujit te zemzemit,madje u shëndosha, dhe nuk e ndjeja aspak urinë.Profeti salallahu alejhi ue selem tha: “Ai është ujë i begatë, është ushqim ushqyes”. Ibnul Ethiri në librin e tij en-Nihajeh 3/125 ka thënë:Kuptimi i hadithit është se njeriu ngopet me ujë zemzemi ashtu sic ngopet me ushqim.
El Menauij në librin e tij Fejdul Kadijr 5/404 në shpjegim të hadithit: “Uji i zemzemit shërben për atë qëllim që pihet” , ka thënë: Uji i zemzemit është uji më i zgjedhur, më i begati dhe më i dashuri.Kjo sepse Allahu e zgjodhi si shkak për shuarjen e etjes dhe mjet ndihmues për djalin e Ibrahimit, të zgjedhurit të Tij, dhe në këtë mënyrë ngeli mjet ndihmës për të tjerët pas tij.Kush pi prej tij me sinqeritet e gjen atë ndihmë.Shumë nga dijetarët e pinin me qëllime të ndryshme dhe i arrinin ato që kërkonin.el Hakijmi ka thënë:Kjo u ndodh robërve të Allahut sipas nijeteve dhe qëllimeve të tyre.Sufjan eth-Theurij ka thënë:Rukjet dhe duatë janë në varësi të qëllimit (pra e japin efektin duke qenë të varura nga sinqeriteti) sepse nijeti e bën robin të arrijë atë që kërkon.Nijetet janë në varësi të pastërtisë së zemrave dhe përpjekjes së tyre në udhëtimin drejt Zotit.Prandaj ai që pi nga zemzemi vlerësohet sipas këtij parimi.