Edhe një herë: Butë o pasuesit e sunetit me pasuesit e sunetit
بسم الله الرحمن الرحيم
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Gjithmëshirshmit
Edhe një herë:
Butë o pasuesit e sunetit me pasuesit e sunetit!
Falënderimi i takon vetëm Allahut, nuk ka forcë dhe fuqi vetëm se me Allahun, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi robin e Tij dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndihmuan.
Më pas:
Ata të cilët merren me diturinë prej pasuesve të sunetit dhe xhematit dhe që ndjekin rrugën e të parëve tanë të mirë, janë personat që kanë më së shumti nevojë në këtë kohë që të bashkohen dhe të këshillojnë njëri-tjetrin, sidomos duke ditur se ata janë të paktë nga e pakta në krahasim me grupacionet e devijuera nga rruga e të parëve tanë të mirë. Para më shumë se dhjetë vitesh në fundin e kohës së dy dijetarëve të nderuar: shejhut tonë Abdulaziz ibn Baz dhe shejh Muhaned ibn Uthejmin –Allahu i mëshiroftë-, një pjesë shumë vogël prej pasuesve të sunetit morën drejtimin duke punuar në paralajmërimin prej disa grupacioneve të devijuara nga rruga e të parëve tanë të mirë, dhe kjo ishte një punë e lavdruar dhe e mirë, por ajo që është për të ardhur keq është se pasi ndërruan jetë dy dijetarët disa prej këtij grupi të vogël u drejtuan duke folur për disa prej vëllezërve të tyre që janë pasues të sunetit dhe që thërrasin në të ashtu siç kanë qënë të parët tanë të mirë, qofshin këtë thirrësa brenda shtetit tonë apo edhe jasht tij. Megjithëse prej ishte obligimit tyre që kishin ndaj atyre që ta pranonin mirësinë e tyre dhe të mblidhnin forcat që të rregullonin nëse kishte diçka gabim, pasi tu vërtetonte që ishte gabim! Kështu që mos të angazhonin veten e tyre duke bërë mexhlise duke i përmendur ato dhe duke i ndaluar të tjerët prej tyre, por të merreshin me diturinë duke e mësuar, duke i mësuar të tjerët dhe duke bërë thirrje për në të. Kjo është edhe metoda e saktë në përmisimin, metodë që ka ecur edhe shejhu ynë Abdulaziz ibn Baz, imami i pasuesve të sunetit dhe xhematit në kohën tonë –Allahu e mëshiroftë-. Ata që merren me dijen sot janë të pakët dhe është nevoja që të shtohen e jo të pakësohen, është nevoja që të bashkohen e jo të përçahen dhe të thuhet për to ashtu siç thonë dijetarët e gjuhës: “e vogla nuk zvogëlohet”.