Tezkije

Shkaqet që ndihmojnë në largimin dhe braktisjen e mëkateve

Shkaqet që ndihmojnë në largimin dhe braktisjen e mëkateve

Nga thëniet e imamit Ibnu Kajjimil Xheuzijeh në librin e tij Tarikatul hixhratejn dhe babus-seadetejn

Durimi ndaj gjynahut, mund të arrihet me shkaqe të ndryshme, prej tyre përmendim:

1) Njohja e robit rreth shëmtisë së mëkatit,poshtërsisë dhe ultësisë së tij, duke qenë i bindur se Allahu e ka ndaluar për të ruajtur dhe mbrojtur njeriun nga gjërat e ulëta dhe të pahijshme, ashtu sic e mbron prindi i dhembshur fëmijën e tij nga gjërat e dëmshme. Ky shkak e nxit njeriun e llogjikshëm që ta braktisë mëkatin edhe nëse nuk i shoqërohet me kërcënimin për dënim.

2) Ndjesia e të pasurit turp nga Allahu. Robi kur bindet për shikimin e Zotit të tij mbi të dhe pozitën e Tij mbi të, duke qenë i publikuar vizualisht dhe akustikisht para Atij që është i cilësuar me cilësinë e turpit, patjetër që duhet të ndjejë turp për të mos rrezikuar zemërimin e Tij.
3) Marrja në konsideratë e mirësive dhe begative që Allahu i jep robit të Tij, duke ditur se mëkatet i zhdukin mirësitë, sa herë që njeriu mëkaton i eleminohet një mirësi në varësi të madhësisë së mëkatit, e nëse pendohet i kthehet ajo mirësi apo dicka e ngjashme, ndërsa nqs këmbëngul në mëkatin e tij nuk i kthehet ajo e mirë e larguar. Në këtë mënyrë mëkatet vazhdojnë t`i largojnë të mirat e tij, saqë ndoshta ia largon të gjitha të mirat, duke mos harruar që e mira më e madhe e njeriut është besimi: “ Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa të ndryshojnë vetet e tyre” (er-Rad 11). Psh mëkati i zinasë, i vjedhjes, i pirjes së alkolit, grabitjes, i largojnë mirësitë e robit. Dikush nga selefët ka thënë: Kam bërë një mëkat, ndaj mu pengua namazi i natës për një vit rradhazi. Një tjetër ka thënë: Kam bërë një mëkat dhe për atë më është penguar kuptimi i Kuranit.

Në lidhje me këtë është thënë poezia:

Nëse je në një mirësi mirëmbaje atë sepse mëkatet i shuajnë mirësitë

Pra, në konkluzion themi se mëkatet janë zjarri që djeg mirësitë ashtu sic zjarri djeg drutë.

E lusim Allahun që të na ruajë nga zhdukja e mirësive dhe nga ndryshimi i selametit.

Ki kujdes nga kjo Rrugë o rob i Allahut!

Ki kujdes nga kjo Rrugë o rob i Allahut!
Shejkh Salih es Suhejmi

Do të doja t’iu sillja në vëmendje veçanërisht nxënësve të dijes, një çështje të rëndësishme në lidhje me këshillimin . I’u paralajmëroj juve, gjithashtu dhe veten time, për disa çështje:
Kini kujdes nga ilzamatet (përfundimet e nxjerra sipas rrjedhojave dhe nënkuptimeve të paqena). Nëse njeriu ia bën natyrë vetvetes ilzamatet e shumta, atëherë e bëjnë atë që të mendojë sikur ka gabime (tek tjetri), edhe atëherë kur nuk ka një të tillë.
Ki kujdes nga shkëputja e fjalëve të vëllait tend nga fjalia e tërë dhe konteksti i plotë, sepse në të vërtetë kjo shkakton mosmarrëveshje me pasoja të këqia.
Kini kujdes në të qënurit të nxituar kur gjykoni të tjerët!
Kini kujdes nga pranimi i thashethemeve!

Selefet dhe rendesia e mesimit te gjuhes arabe, perkushtimi i tyre ne mesimin e gjuhes femijeve dhe familjeve te tyre.

Selefet dhe rendesia e mesimit te gjuhes arabe, perkushtimi i tyre ne mesimin e gjuhes femijeve dhe familjeve te tyre.
Nga shejhu el alameh Zejd el Medkhalij

Imam Buhariu ne Librin Edebul mufrad, ne kapitullin: Goditja per shkak te gabimit gjuhesor, ka thene: Na ka treguar Ebu Nuajmi i cili tha; Na ka thene Sufjan bin Ubejdullah , nga Nafiu i cili tha: Ibn Umeri i godiste femijet e tij nese gabonin ne te shprehur nga ana gjuhesore.
Shejh Zejd el Medkhalij ne shpjegimin e ketij libri tha: Ne kete transmetim ka argument per vleren e gjuhes arabe ne sheriat, kjo per vete faktin se ajo eshte gjuha e fese islame, me te cilen u shpall Kurani, te cilin Allahu e cilesoi :arabisht. Me kete gjuhe u komunikua e gjithe feja, ndaj konsiderohet nga miresite me te medha per popujt arabe qe e flasin kete gjuhe dhe njekohesisht nje nga argumentet me te medha ndaj tyre nese ata nuk e zbatojne kete Kuran.

Allahu thote:{ Ky Kuran eshte perkujtues per ty dhe popullin tend, e me vone do pyeteni } (Zuhruf 44) dmth: O Muhamed, ky Kuran eshte perkujtues per ty dhe per popullin tend, eshte nder dhe fat i madh, e me vone do te pyeteni, a e permbushet ate qe kerkohej per te merituar kete nder dhe fat apo jo?
I Lartesuari thote: { Ne te kemi zbritur ty nje liber ne te cilin eshte lavdia juaj. A nuk po logjikoni?} (Enbija 10) dmth nderi dhe krenaria juaj, pra a nuk po logjikoni?
Buhariu ne Librin Edebul mufrad, ne kapitullin: Goditja per shkak te gabimit gjuhesor, ka thene: Na ka treguar Ebu Nuajmi i cili tha; Na ka thene Sufjan bin Ubejdullah , nga Nafiu i cili tha: Ibn Umeri i godiste femijet e tij nese gabonin ne te shprehur nga ana gjuhesore.
Shejh Zejd el Medkhalij ne shpjegimin e ketij libri tha: Ne kete transmetim ka argument per vleren e gjuhes arabe ne sheriat, kjo per vete faktin se ajo eshte gjuha e fese islame, me te cilen u shpall Kurani, te cilin Allahu e cilesoi :arabisht. Me kete gjuhe u komunikua e gjithe feja, ndaj konsiderohet nga miresite me te medha per popujt arabe qe e flasin kete gjuhe dhe njekohesisht nje nga argumentet me te medha ndaj tyre nese ata nuk e zbatojne kete Kuran.

Allahu thote:{ Ky Kuran eshte perkujtues per ty dhe popullin tend, e me vone do pyeteni } (Zuhruf 44) dmth: O Muhamed, ky Kuran eshte perkujtues per ty dhe per popullin tend, eshte nder dhe fat i madh, e me vone do te pyeteni, a e permbushet ate qe kerkohej per te merituar kete nder dhe fat apo jo?
I Lartesuari thote: { Ne te kemi zbritur ty nje liber ne te cilin eshte lavdia juaj. A nuk po logjikoni?} (Enbija 10) dmth nderi dhe krenaria juaj, pra a nuk po logjikoni?

Shëndeti i zemrës dhe sëmundja e saj ndikojnë në shëndetin e trupit dhe sëmundjen e tij

I dërguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë: ألا وإن في الجسد مضغة إذا صلحت صلح الجسد كله وإذا فسدت فسد الجسد كله ألا وهي القلب “Me të vërtetë në trup ndodhet një copë mishi, nëse ajo përmisohet i gjithë trupi përmisohet e nëse ajo prishet i gjithë trupi […]

Çelësi i jetës së zemrës

Çelësi i jetës së zemrës Ibn Kajimi –Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Çelësi i jetës së zemrës është: meditimi i Kur’anit, lutjet gjatë natës dhe lënia e gjynaheve“[1], Allahu i Lartësuar thotë: كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الأَلْبَابِ “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet […]

Llojet e Zemrave

Allahu nuk i ka krijuar kot krijesat e Tij. Ai i ka krijuar ato për t’i ngarkuar me urdhëresat dhe ndalesat e Tij. Allahu u ka ngarkuar krijesave të kuptuarit e udhëzimeve të Tij në përgjithësi e në detaj. Pastaj mbi këtë bazë i ka ndarë krijesat në të lumtur e të hidhëruar, dhe për të dy grupet ka pregatitur vendbanimin e merituar. Allahu u ka dhuruar krijesave mjetet e dijes e të punës të cilat janë: zemra, dëgjimi, shikimi dhe gjymtyrët e tjera, si mirësi dhe nderim nga ana e Tij. Falënderimin ndaj Allahut për këto shqisa e kryen vetëm ai i cili i përdor këto shqisa në njohjen dhe zbatimin e urdhëresave dhe ndalesave të Allahut. Ndërsa krijesa e cila i përdor këto shqisa në shërbim të dëshirave dhe epsheve, duke mos plotësuar të drejtën e Krijuesit të saj mbi to, ka për tu hidhëruar rëndë kur të vijë momenti i dhënies llogari për shqisat. Llogaria mbi të drejtën e Krijuesit mbi këto shqisa është e pashmangshme […]