Udhëzimi është dy lloje:
a) Udhëzimi i suksesit (teufik), d.m.th. udhëzim që vjen plotësisht nga Allahu kur Ai i hap zemrën dikujt për të kuptuar të vertetën (duke e nxjerrë nga mosbesimi dhe politeizmi drejt besimit të pastër Islam, në adhurimin e një Zoti të Vetëm dhe në përkushtimin dhe nënshtrimin plotësisht ndaj fesë së Allahut, Islamit).
b) Udhëzimi i orientimit (irshad), d.m.th. nëpërmjet ftesës dhe veprimtarisë së të dërguarve të Allahut dhe ftuesve të tjerë të zgjedhur e të përkushtuar të cilët përhapin të vërtetën, fenë e Allahut Islamin, dhe ftojnë në udhën e drejtë.
📚 “Tefsiri i shejh es Seadit”