Veçoritë e Hadadijve

April 10, 2011

VEÇORITË E HADADIJVE

ME EMRIN E ALLAHUT, GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRUESIT.

Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Allahut, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë udhëzimin e tij.

Në vazhdim . . .

Shkaku i fitneve që ndodhën mes rinisë në Jemen, të cilat zgjatën shumë, dhe u përhapën degët e saj deri sa arritën edhe në vende të tjera, si dhe kërkesa e njerëzve për të arritur të vërtetën u shtua, në mënyrë që të dallonin atë që e ka qëlluar prej atij që ka gabuar. Shkak i këtyre fitneve ishte se disa nxënës dije në Jemen u akuzuan se pasojnë metodologjinë e Hadadit, e gjithë kjo më detyroj që të bëjë këtë sqarim të këtij menhexhi (metodologjie) ndoshta është shkak që të sqarohen shumë prej nxënësve të së vërtetës dhe të bëjnë dallimin mes menhexhit të Ehli Sunetit dhe menhexhit të Hadadit.

Si dhe mund të jetë shkak, edhe nëse kjo është e largët, që të shuhet kjo fitne, megjithëse ne jemi në lidhje të vazhdueshme me sqarimin e çështjeve të tjera, si përgjigje e kërkesës së vazhdueshme që na drejtohen, si dhe japim mundin tonë në shuarjen e fitnes.

Menhexhi (metodologjia) e Hadadijve

1-    Urrejtja që kanë ndaj dijetarëve bashkohorë të menhexhit selefi, si dhe nënvlerësimi i tyre, apo injorimi i tyre, apo konsiderimi i tyre si të humbur, shpifjet ndaj tyre, e në veçanti dijetarëve që jetojnë në Medine, por ata nuk u mjaftuan me kaq porse shkuan më larg tek Ibn Tejmija, Ibn Kajimi, Ibn Ebi Izi i cili ka shpjeguar Akiden e Tahaviut. Ata flasin për to në mënyrë që t’i zhvlerësojnë gradat e tyre, dhe i kundërshtojnë fjalët e tyre.

2-    Ata thonë se: Çdo kush që bën bidat është bidatçi, dhe se Ibn Haxheri tek ata është më i keq se sa Sejid Kutubi.

3-    Ata e konsiderojnë bidatçi personin i cili nuk e bën bidatçi atë person që ka vepruar ndonjë bidat, si dhe e armiqësojnë atë dhe e luftojnë atë. Atyre nuk u mjafton që të thuash p.sh: se filani ka esharizëm, apo është eshari, porse duan që patjetër të thuash: ai është bidatçi, në të kundërtën atëherë ke luftë prej tyre, bojkotim dhe të konsiderojnë bidatçi.

4-    Ata e konsiderojmë haram që të thuash: Allahu e mëshiroftë, ndaj personit që është bidatçi në përgjithësi. Ata nuk bëjnë dallime mes Rafidiut, Kaderiut, Xhehmiut, dhe mes një dijetarit që mund të ketë vepruar një bidat.

5-    Ata e konsiderojnë bidatçi personin që thotë: Allahu e mëshiroftë Ebu Hanifen, apo Sheukanin, apo Ibn Xheuzin, apo Ibn Haxherin e Neveviun.

6-    Armiqësi të fortë ndaj selefive sa do që këta japin mund dhe kontribut në thirrjen në selefizëm dhe në mbrojtjen e tij, si dhe sa do që ata të mundohen ta luftojnë bidatin, partiakllëkun (hizbijen) apo devijimet.

Por ata vëmendjen e tyre e kanë tek dijetarët e Medines, e më pas me shejh Albanin (Allahu e mëshiroftë) sepse ai është prej dijetarëve të mëdhenj të menhexhit selefi, si dhe është personi që e lufton më së shumti hizbizmin, pasuesit e bidat dhe ata që pasojnë verbërisht.

Disa prej tyre e kanë përgënjeshtruar edhe shejh Ibn Uthejminin, në njërën prej mexhliseve të mia më shumë se dhjetë herë, ndaj dhe unë u irritova shumë ndaj tij dhe e përzura prej mexhlisit.

Ata kanë shkruar libra, dhe kanë shpërndarë kaseta, si dhe kanë bërë propaganda kundra tyre (dijetarëve), si dhe i kanë mbushur librat e tyre dhe kasetat e tyre dhe propagandat e tyre me shpifje dhe gënjeshtra.

Prej zullumit të Hadadit është se ai ka shkruar një libër ku e përfol shejh Albanin, libër që ka rreth 400 faqe që i ka shkruar me dorën e tij, që nëse botohet mund të arrij deri në 1000 faqë, dhe e ka titulluar: “el-Hamis” që ka për qëllim ushtrinë e Mehdiut, si dhe ka bërë parathënie në fillim, në fund, në mes, majtas e djathtas.

Ai (Hadadi) pretendonte se ishte prej atyre që flisnin kundra ihvanevë, kundra Sejid Kutubit, si dhe kundra el-Xhehimanijeve, porse nuk kemi parë që të shkruar kundra tyre asnjë shkrim, qoftë edhe një shkrim të vogël të përmbledhur dhe mos të themi që të shkruante libër si libri i tij “el-Hamis”.

7-    Ata e ngrenë dhe e nderojmë shumë Hadadin, si dhe pretendojnë se ai ia ka kaluar të gjithëve në dituri, kështu që të arrijnë në zhvlerësimin e dijetarëve të mëdhenj të menhexhit selefi, si dhe ta ngrenë shejhun e tyre (Hadadin) në gradën më të lartë si imam pa rival, ashtu siç veprojnë ata që përngjasojnë me ta prej pasuesve që janë goditur e i madhërojnë të tjerët çmendurisht. Si dhe kanë thënë për personat që kanë arritur grada të larta në dituri: Duhet që të përulen përpara Ebu Abdullah Hadadit dhe Umu Abdullahit.

8- Ata u kundërvunë kundra dijetarëve Selefi në Medine, si dhe ndaj të tjerëve, duke i konsideruar ata si gënjeshtarë  duke thënë: filani është gënjeshtarë, e filani është gënjeshtarë, si dhe u shfaqën me fytyrën e personit i cili e donë sinqeritetin. Por kur iu bë e qartë atyre përgënjeshtrimi i Hadadit me argumente, Allahu e nxori në pah se kush janë ata në realitet dhe se çfarë ata fshihnin, porse kjo nuk i bëri ata vetëm që të tregon akoma më të kapur pas Hadadit.

9-  Ata u dalluan se mallkojnë, janë të ftohtë dhe se janë ekstremist deri në atë gradë që i kërcënonin selefitë me rrahje, si dhe duart e tyre kanë arritur që të rrahin disa prej selefive.

10-  Ata mallkojnë persona në veçanti, deri sa disa prej tyre mallkuan edhe Ebu Hanifen, kurse disa të tjerë e urrejnë atë. Kurse vetë Hadidi kur mundohet me dallu fjalën e saktë nga ajo që është gabim thotë kjo është ‘zendeka’, gjë që të len me kuptua se ky person është tekfirs i fshehur.

11- Ata shquhen me mendjemadhësi dhe inat të cilat të shpien në refuzimin e të vërtetës, siç veprojnë ekstremistët e pasuesve të bidatit, ndaj gjithë asaj që treguan dijetarët e Medines ne devijimin e Hadadit nga menhexhi i selefëve, porse ata me punët e tyre treguan se janë prej grupacioneve më të këqija të Islamit në sherr, moral dhe tehazib.

12- Ata më së shumti u kapnin pas imam Ahmedit, por pasi iu bë e qartë atyre kundërshtimi që Hadidi i bën imam Ahmedi në lidhje me qëndrimet e tij ndaj pasuesve të bidatit, ata nuk e pranuan një gjë të tillë, si dhe e përgënjeshtruan atë që e tregon atë nga imam Ahmedi. Më pas Hadadi tha: ‘Edhe nëse kjo gjë vërtetohet nga imam Ahmedi ne nuk e pasojmë atë’, dhe kjo që ai tha nuk ishte se ai donte pasim e të vërtetës, porse kërkonte që të bënte finte dhe të përçante selefitë.

Megjithëse këtë inat të tyre, selefit u zbuluan atyre lidhjet që ata kishin me disa prej hizbive, e disa të tjerë kishin lidhje me të shthururit në një kohë kur ata luftonin selefitë dhe kishin smirë të madhe ndaj tyre. Ndoshta ata mund të kenë shumë frikë nga e keqja, Allahu e din më së miri se çka ata fshehin.

E nëse Ebul Haseni na tregon neve me argument të qarta se personat që ai i akuzon se janë Hadadij i kanë me të vërtetë këto cilësi, ne nuk do të rezervojmë asnjë mund që t’i cilësojmë ata si Hadadij, si dhe do të flasim kundra tyre në shkrim, dhe do ua tërheqim vërejtjen të tjerëve prej tyre, dhe do t’i konsiderojmë ata si Hadadij pas asnjë mëshirë.

E nëse ai nuk ka mundësi që të na e vërtetojë diçka të tillë, duhet që ai të pendohet tek Allahu i Lartësuar, si dhe ta tregoj pendimin e tij haptas, se ne në të kundërtën nuk do të kursejmë mund në ndihmën ndaj tyre, dhe në ndihmë të menhexhit selefi me të cilën ato ecin, si dhe do t’i mbrojmë ata.

Duhet që selefitë e vërtetë të jenë në ndihmë të tyre dhe në ndihmë të menhexhit që ato ecin, ta ndalin atë që u bën zullum atyre dhe menhexhit të tyre.

Duhet të kenë shumë kujdes se mos ndonjëri prej tyre bie në atë që Hadadi ka rënë, apo të bie në diçka prej gjërave që ai ka bërë.

Kjo është mejdani i punës në mënyrë që të bëhet dallimin mes të sinqertëve dhe gënjeshtarëve, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Elif, Lam, Mim. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët” (Ankebut: 1-3).

E lus Allahun Bujar, Zotin e Arshit të madh që t’i ruaj që të gjithë selefitë në çdo vend që mos të bien në këtë sprovë, e sidomos në vendet e Jemenit, vend në të cilën u shfaq dukshëm në të suneti i të dërguarit të Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) nëpër mjet menhexhit Selefi.

Shkroi:

Rebi ibn Hadi el-Med’hali

20/02/1423H – 22/04/2002.

Përktheu:

Abdurrahman Rama

10/04/2011 – Xhumada Evel/06/1432H

Loading...