Vlera e Xherir bin Abdullah el-Bexhelijji (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

138/159. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Abdullah bin Numejr se ka thënë: Na ka treguar Abdullah bin Idris: Nga Ismail bin Ebi Khalid: Nga Kajs bin Ebi Hazim: Nga Xherir bin Abdullah el-Bexhelijji radijAllahu anhu se ka thënë: Asnjëherë nuk më ka ndaluar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të futem tek ai kur kur i kam kërkuar leje (për të hyrë) që kur jam bërë musliman. Dhe nuk më ka parë ndonjëherë veçse më ka buzëqeshur. Njëherë iu ankova atij se nuk mund të qëndroj mbi kalë. Ai më goditi me dorën e tij në gjoks dhe tha: “All-llahumme thebbit-hu, uexhalhu hadijen mehdijen.[1]

Vlera e luftëtarëve të Bedrit

139/160. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed dhe Ebu Kurajb se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Jahja bin Seid: Nga Abajeh bin Rifaah: Nga gjyshi i tij Rafii’ bin Khadixh se ka thënë: Erdhi Xhibrili ose një engjëll te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: Cfarë i konsideroni (llogarisni) ju luftëtarët e Bedrit ndërmjet jush? Thanë: Janë njerëzit më të mirë. Tha: “Kështu dhe engjëjt që morën pjesë në betejën e Bedrit janë më të mirët te ne.”[2]

140/161. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin es-Sabbah: Nga ka treguar Xheriri (ح). Dhe na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu (ح). Dhe na ka treguar Ebu Kurajb se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh, e të gjithë këta nga El-Eamashi: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos i shani shokët e mi. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Sikur ndonjëri nga ju të shpenzonte një mal sa Uhudi me flori, nuk do të arrinte as një grusht të dhënë prej tyre dhe as gjysmë grushti.[3]

141/162. (Hasen) Na ka treguar Ali bin Muhameddhe Amër bin Abdullah se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Nusejr bin Dhu’luk se ka thënë: Ibën Umeri thoshte: “Mos i shani shokët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse një orë qëndrimi i tyre me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është më e mirë se puna e gjithë jetës që vepron ndonjëri prej jush.[4]

 

Përktheu Unejs Sheme

[1] Buhariu (3035), Muslimi (2475), Tirmidhiu (3820), “Rauda en-Nedir” (273), “Mukhtesaru esh-Shemail” (196) dhe “Tuhfeh” (3224)

[2] Buhariu (3992) dhe “Tuhfeh” (3565)

[3] Buhariu (3673), Muslimi (2540), Ebu Daudi (4658), Tirmidhiu (3861), “Dhilalul-Xhenneh” (988), “Er-Rauda” (998) dhe “Tuhfeh” (4001). Ebu Zur’ah, një nga mësuesit i imam Muslimit, thotë: “Nëse sheh një person që ofendon një prej shokëve të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë dije se ai është i humbur, sepse Allahu dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thonë vetëm të vërtetën dhe çdo gjë që ka ardhur nga ata është përcjellë deri në ditët e sotme nëpërmjet shokëve të tij. Prandaj dhe kush thotë se ata nuk janë të besueshëm, ka hedhur poshtë çdo gjë që ka ardhur në Kuran dhe Sunet. Për këtë arsye ai e meriton që të quhet i humbur…”

[4] “Tuhfeh” (8550)