Vlerat e Hasenit dhe Husejnit dhe Amar bin Jasir (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre)

Vlerat e Hasenit dhe Hasejnit  djemve të Ali bin Ebi Talib radijAllahu anhum[1]

 125/142. (Sahih) Na ka treguar Ahmed bin Abdehse ka thënë: Na ka treguar Sufjan bin Ujejneh: Nga Ubejdullah bin Ebi Jezid: Nga Nafi bin Xhubejr: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem I tha Hasenit: “O Allah! Unë e dua atë, prandaj duaje dhe Ti. Dhe duaje këdo që e do atë.” Tha: Dhe e shtrëngoi në gjoksin e tij.[2]

126/143. (Hasen) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu: Nga Sufjani: Nga Daud bin Ebi Auf Ebi el-Xhehafe -i cili ka qenë i sëmurë-: Nga Ebi Hazim: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e do Hasenin dhe Husejnin ai më ka dashur mua. Dhe kush i urren ata të dy, ai më urren mua.”[3]

127/144. (Hasen) Na ka treguar Jakub bin Humejd bin Kasib se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Sulejmi: Nga Abdullah bin Uthman bin Khuthejm: Nga Seid bin Ebi Rashid se: Jala bin Murrah u ka treguar atyre se: Ata dolën bashkë me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për të shkuar diku që e kishin ftuar për të ngrënë. Rrugës pa Husejnin që po luante. Tha: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem doli para njerëzve dhe zgjati duart e tij, ndërsa fëmija (Husejni) ikte sa andej këndej. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bënte për të qeshur derisa e kapi atë. Një dorë ia vendosi te gusha dhe tjetrën mbi kokën e tij dhe e puthi. E tha: “Husejni është pjesë e imja dhe unë jam pjesë e tij. Allahu e dashtë atë që do Husejnin. Husejni është pasardhës prej pasardhësve.”[4]

Vlerat eAmmar bin Jasir radijAllahu anhu

128/147 (Daif, ndërsa merfuan është Sahih)[5] Na ka treguar Nasru bin Ali el-Xhehdamijju se ka thënë: Na ka treguar Athem bin Ali: Nga El-Eamashi: Nga Ebu Is’hak: Nga Hani bin Hani se ka thënë: Ammari hyri te Aliundërsa, ky i fundit tha: Mirësevjen o ti që je i mirë në vetvete (për veten tënde) dhe për të tjetër! E kam dëgjuar të Dërguarin Allahut sal-lAllahu alejhi ue se-lem të thotë: “Ammari është mbushur me besim i gjithë (nga koka te këmbët).”[6]

129/148. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah bin Musa (ح). Dhe na ka treguar Ali bin Muhamed dhe Amër bin Abdullah se të gjithë kanë thënë: Na ka treguar Uekiu: Nga Abdulaziz bin Sijah: Nga Habib bin Ebi Thabit: Nga Ata bin Jesar: Nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Ammarit i paraqiten dy gjëra (çështje) ai zgjedh më të mirën prej tyre.”[7]

 Përktheu Unejs Sheme

[1] Para saj ka qenë tema “Vlerat e El-Abbas bin Abdulmutalibit radijAllahu anhu“, por nën këtë temë nuk saktësohet asnjë hadith.

[2] Buhariu (2122), Muslimi (2421), “Es-Sahihah” (2807) dhe “Tuhfeh” (14634)

[3]“Ahkamul-Xhenaiz” (101) dhe “Tuhfeh” (13396)

[4] Tirmidhiu (3775), “Es-Sahihah” (1227) dhe “Tuhfeh” (118500

[5] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih). Përsa i përket hadithit me nr. (146) shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në fillim e ka konsideruar (Sahih) -dhe te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih), ndërsa fjala e fundit e tij (Allahu e mëshiroftë!) ështe se hadithi është (Daif). Shejh Isam bin Musa Hadij.

[6] “Es-Sahihah” (807), “Takhrixhul-Iman” (31/91-92), “Tirmidhiu (3798) dhe “Tuhfeh” (10303)

[7] “Es-Sahihah” (835), “El-Mishkah” (6227), Tirmidhiu (3799) dhe “Tuhfeh” (17397)