Besimi i Saktë

[…] Akides (besimit) së paraardhësve tanë të mirë i është kushtuar një vëmendje e madhe duke e ruajtur atë me dokumentime dhe duke sqaruar argumentet e saj. Atë akide e kanë shpjeguar shumë nga dijetarët e mëdhenj në libra të shumtë, qoftë në libra të veçantë apo bashkë me tema të tjera. Prej tyre janë librat e titulluar “Suneti (Es-Suneh)”, pra “Besimi”, të cilët e kalojnë numrin e 250 librave.

Prej tyre janë: “Suneti” i Ibn Ebi Asim, “Suneti” i Abdullah ibn Ahmed (imamit të njohur-shp), “Suneti” i El-Khale’l, “Suneti” i Ahmed ibnul- Fera’t Ebi Mesu’d Er-Razi, “Suneti” i Ismail ibn Esijd El-Medini, “Suneti” i Ibnul-Kasim (shokut të Malikut), “Suneti” i Muhamed ibn Selam El-Bejkendi, “Cilësitë dhe kundërpërgjigja ndaj Xhehmive” i Nuajm ibn Hammed, “Suneti” i El-Ethram, “Suneti” i Harb ibn Ismail El-Kermeni, “Suneti” i Ibn Ebi Hatim, “Suneti” i Ibn Xherir Et-Taberi, “Meditimi në botën e fesë” i Ibn Xheririt gjithashtu, “Suneti” i Taberaniut, “Suneti” i Ebush-Shejkh El-Asbeheni, “Suneti” i Ebu-Kasim El-Lelikai, “Suneti” i Muhamed ibn Nasr El-Meruezi, “Besimi i paraardhësve tanë të mirë, dijetarëve të hadithit” i Es-Sabuni, “Qartësimi” i Ibn Bet-tah, “Teuhidi” i Ibn Khuzejmes, “Teudihi” i Ibn Mendeh, “Besimi” i Ibn Ebi Shejbes, “Besimi” i Ebu Ubejdil-Kasim ibn Sel-lam, “Shpjegimi i Sunetit” i El-Muzejjni (shokut të Shafi’iut), “Shpjegimi i Sunetit” i Begauiut, “Shpjegimi i rrugeve të Ehli Sunetit” i Ibn She’hin, “Argumenti në sqarimin e rrugës së drejtë dhe shpjegimi i besimit të Ehli Sunetit”i ruajtësit të sunetit Ebul-Kasim El- Esbahani, “Bazat e Sunetit” i Ebu Abdil-leh ibn Ebi Zemenejn, “Sheriati” i El-E’xhurri, “Besimi i Ehli Sunetit” i Ebu Bekr El- Ismaijli, “Suneti” i Berbaharit, “Besimi” i Ibn Mendeh, “Besimi” i El-Adeni, “Arshi” i Ibn Ebi Shejbes, “Kaderi” i Ibn Uehbit, “Kaderi” i Ebu Daudit, “Shikimi”, “Të vendosurit në rradhë”, “Zbritja” të Ed-Derakutni (të tre të fundit janë libra të tij-shp), “Përgjigja e banorëve të Damaskut në lidhje me cilësitë (e Allahut)” i El-Khatib El-Bagdadit e shumë e shumë të tjerë.

Në këtë mënyrë shkruan ata që erdhën pas tyre prej Ehlu Sunetit siç janë librat e Ibn Abdil-Berr, Ibn Kudameh El- Makdesi, Ibn Tejmije, Ibn Kajimi, Edh-Dhehebij, Ibn Kethiri, Muhamed ibn Abdil-Uehab dhe të tjerë përveç tyre. Në to sqarohet besimi i saktë, argumentet e tija dhe zbardhja e dyshimeve të pasuesve të epsheve dhe dëshirave.

Ne do të përmendim shkurtimisht një pjesë të besimit të asaj elite. Suksesi është vetëm prej Allahut, Atij i jam mbështetur dhe tek ai kthehem me pendim.

Shkarko Libri PDF

Dosje:

Loading...