Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit

Botues: Udha e Besimtarëve, 2014

Dëgjova librin e besimit, i dobishëm dhe i shkurtuar, të cilën e ka përgatitur vëllai ynë, dijetari i madh, shejh Muhamed ibn Salih el- Uthejmin. Librin e dëgjova të gjithin dhe vura re se ai ka përmbledhur besimin e Ehli Sunetit dhe xhematit në temat: njësimin e Allahut, Emrat dhe cilësitë e Tij, besimi në melaiket, Librat, të Dërguarit, Ditën e gjykimit dhe kaderin (caktimin), qoftë i mirë apo i keq.

Ai e ka përmbushur më së miri qëllimin në përgatitjen e tij duke përmendur në të çfarë i nevojitet nxënësit të diturisë dhe çdo muslimani në besimin që duhet të ketë ndaj Allahut, melaikeve të Tij, Librave të Tij, të dërguarve të Tij, ditës së gjykimit dhe caktimit, qoftë i mirë apo i keq.

Ai ka përmendur dobi të shumta të cilat kanë lidhje me besimin, dobi të cilat nuk mund t’igjesh në shumë libra që janë shkruar për Besimin.

Allahu e shpërbleftë me të mira dhe ia shtoftë diturinë e udhëzimin1, si dhe bëftë dobi me këtë libër të tij dhe me të gjitha shkrimet e tij. E lus Allahun që të na bëjë neve, atë dhe të gjithë vëllezërit tanë prej atyre që udhëzojnë në të vërtetën, të cilët thërrasin në Rrugën e Allahut me dituri. Vërtetë Allahu dëgjon dhe është pranë.

Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz

Dosje: ,

Loading...