Udhëtim në Botën e Shiave

Botues: Udha e Besimtarëve, 2014

Pse e shkrova këtë broshurë?

Kam jetuar vitet e jetës sime duke besuar dhe duke vazhduar të besoj se rruga e ehlul bejtit është në përputhje të plotë me Sheriatin e Allahut, ashtu siç është në përputhje me logjikën e shëndoshë, me perceptimin korrekt dhe sjelljet normale njerëzore. Në transmetimet e tyre nuk gjen diçka që bie ndesh me Kuranin dhe Sunetin, por nëse supozohet që të ekzistojë diçka e tillë, atëherë largohemi prej saj, e braktisim dhe kapemi pas veprave që janë në përputhje me Librin e Allahut. Këtë porosi e ka dhënë El Imam Es- Sadik, pasi u shtuan transmetimet e shpikura që i dedikoheshin atij, duke thënë se: ajo që është në përputhje me librin e Allahut pasojeni, ndërsa ajo që bie ndesh me të braktiseni!

Në rrjedhën e kohës dhe me kalimin e ditëve, unë vëreja ngjarjet që ndodhnin, jetoja realitetin aktual, duke qenë i vëmendshëm ndaj lëvizjeve që ndodhnin. I vështroja njerëzit dhe i analizoja sjelljet e tyre, duke studiuar dhe duke vënë në provë ideologjinë e tyre sepse unë falënderoj Allahun që më ka dhënë një natyrë të atillë që nuk bindet lehtë për atë që sheh apo dëgjon, nëse bindja nuk shoqërohet me studim dhe analizë. Kjo ndodh ngaqë unë besoj se Allahu i ka dhënë çdo njeriu mendjen që të logjikojë dhe mendjen e tij ta vërë në punë, e jo ta mënjanojë dhe të logjikojë sipas mendjes të së tjerëve, veçanërisht për çështjet madhore siç janë bazat e fesë, të besimit dhe domosdoshmërive të pashmangshme të jetës njerëzore. Gjithmonë i përsërisja vetes thënien e prijësit të besimtarëve (Aliut): “I lutemi Allahut të na ruajë nga mpirja e mendjes (trurit). 2 Kur lexoj fjalën e Allahut në suren Ahzabë, tronditem i tëri: “Përkujto Ditën kur fytyrat e tyre rrotullohen (përmbysen) në Zjarr dhe thonë: “Ah mjerë për ne! sikur t`i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit.” Thonë: “O Zoti ynë! Ne iu bindëm parisë udhëheqëse, të cilët na humbën nga rruga e drejtë.” [Ahzab 67]. Subhanallah, këta janë ata njerëz që i mbyllën mendjet e tyre në lidhje me kuptimin e Librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit, duke i dorëzuar frerët e logjikës në duart e udhëheqësve dhe klerit, duke pasur si përfundim të merituar që të gjithë zjarrin. Imitimi dhe pasimi i verbër i dijetarëve nuk është koncept i përgjithshëm që përfshin çdo çështje, por në mënyrë specifike ka të bëjë me mënyrat e kryerjes së riteve fetare, apo me ato çështje të ndërlikuara për t’u kuptuar nga çdokush, gjithmonë bëhet fjalë për atë kategori njerëzish që nuk është në gjendje të studiojë, të përpiqet dhe të kuptojë. Ky taklid (imitim) ka dhe një kusht tjetër: Ajo çështje (për të cilën ai po bën taklid) të mos bjerë ndesh haptazi me ndonjë ajet Kuranor, apo hadith. Për sa i përket bazave të fesë dhe çështjeve thelbësore në të, njeriu nuk justifikohet me injorancën e tij apo me gabimin e konceptimit të këtyre çështjeve3, duke iu mbështetur taklidit të dijetarëve sepse nëse kjo gjë do të qëndronte, ne dimë që çdo popull kishte dijetarët e tij, çifutët kishin dijetarët e tyre, ashtu siç të krishterët kishin dijetarët e tyre, por megjithatë Allahu tha: “I morën ahbarët (klerin jehudi) dhe ruhbanët (klerin e krishterë) si Zota në vend të Allahut” [Teube: 31] Gjithashtu kam arritur të kuptoj se Islami, kjo fe madhështore, në historinë e saj të gjatë është përballur me kurthe dhe intriga nga më të ndryshmet, si dhe me përpjekje infiltrimi, me qëllim deformimin e saj. Të tilla janë përpjekjet për t’ia ngarkuar atë që nuk është prej saj, apo për të ndryshuar diçka në të, ku një nga format e kësaj është shpikja e haditheve dhe trillimi i tyre, po ashtu edhe fabrikimi i thënieve të zbukuruara duke ua ngarkuar ato padrejtësisht imamëve.

Nëpërmjet të jetuarit mes njerëzve të thjeshtë dhe duke u zhytur thellë nëpër libra kam konstatuar një realitet të hidhur, i cili është fakti që imamëve të ehlu bejtit (roli i të cilëve ishte i njëjtë me rolin e dijetarëve kolosë përmirësues të mirënjohur në këtë umet) iu është bërë padrejtësi e dyfishtë. Në fillim iu është bërë padrejtësi nga armiqtë e tyre dhe më pas nga pasuesit e tyre. Për sa iu përket armiqve, të cilët ofendonin ehlu bejtin dhe e përçudnonin figurën dhe veprimtarinë e tyre (që është gjë tepër ofenduese), së paku ata nuk ishin të panjohur, nuk fshiheshin pas shtirjes sikur të ishin pasues të ehlu bejtit, në mënyrë që të mos njiheshin. Kurse pasuesit…, padrejtësia e tyre ishte akoma më e rëndë, atëherë kur u mashtruan pas thënieve të armiqve të fshehtë, duke i besuar ato thënie, duke i marrë për bazë dhe duke i zbatuar ato, madje jo vetëm kaq, por me plot entuziazëm i përhapën dhe shpërndanë. Mjerë, çfarë fatkeqësie! Në këtë çast e ndjej të nevojshme që ta lë lapsin dhe të qaj dy herë!! Por, çfarë dobie ka të qash?! Dhe deri kur? A nuk ka ardhur koha që të kemi pak shpresë dhe optimizëm (për përmirësim), në mënyrë që të angazhohemi seriozisht dhe me zell, duke vepruar konkretisht për të vazhduar përpara rrugën drejt qëllimit, duke e njohur realitetin nëpërmjet dritave vezulluese të së vërtetës?

Dosje:

Loading...