Mënjanimi i Përçarjeve dhe Arritja e Unitetit

Botues: Udha e Besimtarëve, 2023

Falënderimi i takon vetëm Allahut, lutjet dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, i cili na la në rrugë të qartë dhe tha: “Unë po u lë juve diçka, që nëse kapeni për të, nuk do të devijoni pas meje kurrë: Librin e Allahut dhe Sunetin tim”.

Kjo realizohet duke iu përmbajtur metodologjisë së umetit të Muhamedit, në të cilën janë selefus salih, prej sahabëve dhe tabiinëve, dhe duke braktisur gjërat që e kundërshtojnë këtë metodologji, siç janë pikëpamjet, mendimet, grupimet dhe xhematet e ndryshme.

Kjo zbatohet duke e njohur metodën e atyre që ecnin sipas kësaj rruge, pastaj duke iu përmbajtur asaj me dije, siç ka thënë i Lartësuari: “Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij”. (Et Tevbe: 100)

Unë e lexova këtë libër të shejh dr. Salih bin Sead Suhejmit, i cili përmban nxitjen për njohjen e kësaj metodologjie, të përmbajturit asaj dhe lënien e kundërshtimeve dhe përçarjes. Allahu e shpërbleftë me të mira dhe sjelltë dobi me atë që shkroi dhe sqaroi, nën titullin “Tenbihu dhevil efham”.

Salatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Salih bin Fevzan el Fevzan

Dosje: , ,

Loading...