Porosi të Çmuara Djalit

Autori: Imam el Hafidh Ebu el Ferexh ibn Xheuzi: (551-630 h).

Mes librave me vlerë, është edhe ky libërth, i cili me plot kuptimin e fjalës, është një porosi e çmuar e një prindi dedikuar djalit të tij, të cilit i do vetëm të mirën. Ndoshta djali i autorit të librit nuk ka përfituar prej kësaj këshille aq sa duhet, por mos harroni se me mijëra djem dhe vajza të këtij umeti, kanë mësuar dhe kanë përfituar shumë prej tij. Duke marr shkas nga kjo, më kujtohet fjala e autorit (Ibn Xheuzi), i cili në librin Et Tedhkirah thotë: “Kush dëshiron që veprat e tij të mos ndërpriten edhe pas vdekjes, le të përhapë dijen.”, ose fjala e tij mbresëlënëse: “Libri është fëmija i dijetarit që nuk vdes kurrë.

Gjithëkush me të drejtë mund të pyesë: A nuk ishte i mjaftueshëm përkthimi i vitit 1993? Mendoj se duhej risjellë në një formë më të plotë, qoftë nga ana e sqarimeve, apo edhe nga ana letrare.

Ekzistenca e një përkthimi (të mëparshëm), nuk përbën pengesë në risjelljen e një libri në një formë më të plotë, pasi kështu i shërbejmë në një mënyrë më kualitative lexuesit. Përveç kësaj, për një kohë shumë të gjatë, libri ka muguar nëpër libraritë Islame, dhe të rinjtë e sotëm dhe ata që do të vijnë, kanë nevojë për një libër të tillë në shtëpitë e tyre, që ta lexojnë kohë pas kohe. Është pikërisht kjo, që më nxiti më shumë për ta risjellë atë në një format, ndoshta më të bukur dhe më tërheqës.

Shpresoj dhe kam bindjen se ky libër do të shërbejë në fuqizimin e ambicieve dhe synimeve; shtimin e devotshmërisë dhe largimin nga gjërat e padobishme.

Shkarko Librin në PDF

Dosje: ,

Loading...