Rezultati i Diturisë Është Vepra

Është mjaft e dukshme dhe e qartë pozita e lartë e diturisë në fenë tonë të pastër. Ajo është një themel nga i cili duhet filluar, ngase s’mund të zbatohet sheriati e as të realizohet nënshtrimi i plotë ndaj Allahut përveçse me dituri.

Pra, dituria është një themel i domosdoshëm prej të cilit duhet filluar para të gjitha të tjerave, siç thotë Allahu i lartësuar: “Dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret!…” Këtu, Allahu fillimisht e përmendi diturinë

Ndërkaq, ndër duatë që Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) lexonte çdo ditë pas namazit të sabahut është edhe kjo: “O Allah kërkoj nga Ti dituri të dobishme, risk të mirë dhe vepër të pranuar”. Në këtë dua, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) e vuri në rend të parë diturinë e dobishme para riskut dhe veprës, sepse robi i Allahut, nuk mund t’i dallojë gjërat e mira nga të këqijat, as veprat e mira nga të këqijat përveç se me dituri të dobishme.

Shkarko Librin PDF

Loading...