Edukimi i të rinjve muslimanë në fenë Islame është një prej synimeve të sheriatit, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “O ju që keni besuar! Ruani vetet dhe familjet tuaja nga Zjarri!”
Profeti ynë -alejhi selam- kur ka njoftuar për kategoritë e njerëzve që do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut në ditën e Kiametit, ka përmendur edhe një djalosh të ri i cili është rritur me adhurimin e Allahut. Kjo, sepse moshat e reja janë moshë delikate dhe mundësia e devijimit të tyre në këtë fazë në lidhje me besimin, adhurimin, moralin si dhe marrëdhëniet shoqërore është më e madhe se tek të tjerët. Kush i ruan vlerat në këtë moshë delikate, ka për t’i ruajtur ato -në dashtë Allahu i Madhëruar- edhe në moshë madhore.
Për këtë qëllim Qendra “Udha e Besimtarëve” ju sjell librin: “Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë” i marrë nga disa materiale të shkruara nga nxënësit e shejh Albanit – Allahu e mëshiroftë, të cilat bashkojnë mes thjeshtësisë, përmbledhjes dhe saktësisë.
Lusim Allahun e Madhëruar ta begatojë këtë përpjekje nga ana jonë që të jetë sebep për udhëzimin dhe edukimin e të rinjve tanë! Amin!