Kohët e pranimit të lutjes

October 15, 2023

KOHËT E PRANIMIT TË LUTJES

1-Natën dhe në një të tretën e fundit të saj:

Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë:

“Gjatë natës gjendet një orë që nëse një njeri musliman i lutet Allahut për diçka të mirë nga gjërat e kësaj jete dhe të jetës tjetër, Allahu ia jep atij atë. Kjo gjë ndodh në çdo natë” (Muslimi)

“Zoti ynë i Madhërishëm zbret në qiellin e dynjasë kur ka mbetur një e treta e fundit e natës dhe thotë: “Kush më lutet që t’ia pranoj lutjen? Kush më kërkon diçka që Unë t’ia jap? Kush më kërkon falje që Unë ta fal?” (Buhariu dhe Muslimi)

(Zoti ynë zbret në një mënyrë që i përshtatet madhështisë së Tij, asgjë nuk është si Ai. Sakaq, ky hadith dëshmon se Allahu është sipër Arshit mbi qiell)

2-Lutja në kohën e pikëllimit dhe sprovave:

Profeti, paqja qoftë mbi të,ka thënë: “Lutja e Dhenunit që e tha tek ishte në barkun e peshkut, ishte: (Nuk ka të adhuruar tjetër veç Teje, i Patëmeta je Ti, padyshim unë isha prej të padrejtëve). Cilido njeri musliman që e thotë atë në ndonjë situatë, Allahu do t’i përgjigjet atij” (I saktë. E ka transmetuar Ahmedi)

3-Lutja midis ezanit dhe ikametit:

Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Lutja midis ezanit dhe ikametit nuk kthehet mbrapsht” (I saktë.E transmeton Ahmedi)

4-Lutja gjatë ezanit dhe luftimit të armiqve:

Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Dy lutje nuk kthehen mbrapsht-ose rrallëherë kthehen mbrapsht-:në kohën e ezanit dhe në kohën e luftës kur dy palët përleshen me njëra tjetrën” (E transmeton Ebu Daudi. Hafizi e ka vlerësuar të saktë)

5-Lutja në sexhde gjatë namazit:

Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Koha kur njeriu është më afër Zotit të tij të Madhëruar është kur ai është në sexhde andaj lutuni shumë (në sexhde) “(Muslimi)

6-Kërkimi i kohës së pranimit ë lutjes në ditën e xhuma:

Profeti,paqja qoftë mbi të,ka thënë: “Në ditën e xhuma gjendet një kohë që nëse një musliman përkon duke u lutur në të,Allahu ia jep atij atë” (Buhariu dhe Muslimi)

“Orientimi i Muslimanëve” Xhemil Zejno

Përktheu: Rexhep Milaqi

 

Dosje: ,

Loading...