Biografi e Shkurtër e Ebu Xhafer et-Tahauit
Ai është imami, el hafidhu Ahmed bin Muhamed Selameh bin Abdulmelik el Ezdij el Haxhrij el Misrij et-Tahauij, duke iu dedikuar një fshati nga fshatrat e Egjiptit. Ka lindur në vitin 239 h dhe ka vdekur në vitin 321 h.
Ai ishte i besueshëm, preçiz , mendjemprehtë, i thukët në të kuptuar, i zgjuar, njohës i mirë i debateve të dijetarëve, njohës ekspert i klasifikimit të njerëzve, asket, i devotshëm, gëzonte pozitë të nderuar. Nga thëniet që tregohen rreth tij është kur ai tregon për veten duke thënë: Ebu Ubejde ishte gjykatës në Harbujeh dhe studionim sëbashku çështjet e diturisë. Një ditë prej ditësh iu përgjigja në një çështje të caktuar. Ai më tha: Kjo thënie nuk është thënë nga Ebu Hanifeja. I thashë: O gjykatës, a duhet patjetër që të kem të njëjtin mendim me Ebu Hanifen në çdo çështje?! Ai tha: Unë të mendoja si mukalid (pasues të verbër). I thashë: A mos ndoshta pason verbërisht dikush tjetër përveçse fanatikut injorant?! Ai më tha: Ti je i çmendur. Tha: U përhap ky debat në Egjipt saqë u bë si proverb dhe u memorizua nga njerëzit.
Imam Tahaui ka udhëtuar në kërkimin e diturisë, ka dëgjuar nga shumë dijetarë hafidha dhe kanë dëgjuar prej tij shumë nxënës. Ai ka lënë pas shumë vepra të vlefshme, të dobishme dhe të shumëllojshme.
Nga këto vepra përmendim:
- Sherhu meanil athar, e cila është dhe vepra e tij e parë
- Sunenu esh-Shafi’ij
- Ahkamul Kuran
- Mushkilul athar
- Bejanu akideti ehlis-suneti uel xhemeah (Sqarimi i besimit të
ehlu sunetit), e cila është kjo broshurë që do të shpjegohet
mëposhtë, për të cilën es-Subkij ka thënë: Shumica e atyre që
janë në katër medhhebet e vërteta e aprovojnë dhe miratojnë
Akiden e Tahauit, e cila është pranuar nga dijetarët e hershëm
dhe të mëvonshëm.
Dosje: Tahauije