Flladi i një Muaji të Begatë

Vitet ikin dhe pasojnë njëri- tjetrin, e ashtu pa u ndjerë ikën dhe jeta e njeriut. Duket sikur kanë kaluar vetëm disa ditë dhe jo një vit i plotë, dhe ja muaji i begatë i Ramazanit erdhi përsëri.

Lodhja, etja dhe uria që përjetuam Ramazanin e kaluar janë harruar, ndërsa shpërblimi tek Zoti i Madhëruar është depozituar.

Dëshira për ta arritur këtë muaj preokupon zemrat e besimtarëve. Ata luten që Allahu t`ua mundësojë agjërimin e muajit të Ramazanit.

Unë dhe ti jemi nga ata që Allahu na begatoi, na dha jetë, shëndet, forcë dhe e arritëm këtë muaj të begatë, të cilin me dëshirë e presim dhe me përkushtim e përjetojmë.

Muaji i Ramazanit është bukuria e vitit dhe një dhuratë e madhe nga Zoti i gjithësisë. Është thesari i njerëzve të devotshëm dhe periudha e begatë në të cilën pasurohen shpirtrat e besimtarëve.

Është muaji për të cilin na ka përgëzuar profeti Muhamed r duke thënë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe prangosen djajtë.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Në vitin e dytë të hixhretit – pas emigrimit të Profetit r në Medine – Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet: “O ju që keni besuar! Agjërimi u është bërë obligim, ashtu siç ishte obligim edhe për popujt para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm.” (Kuran, El Bekare 182).

Shkarko Librin në PDF

Loading...