Hadithe të Zgjedhura Rreth Muajt Ramazan

Botues: Urtësia, 2023

Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Allahut i kërkojmë të na mbrojë nga të këqijat e vetes dhe veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush ta humb dhe kush humbet rrugën e drejtë, s’ka kush ta udhëzojë përveç Allahut. Dëshmoj dhe deklaroj se s’ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut, i Cili është Një, e pa ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem, është robi dhe i dërguari i Tij. Bekimet dhe lutjet qofshin për Muhamedin, familjen e tij fisnike, shokët e tij të ndershëm, dhe për të gjithë ata që ndjekin udhën e tij me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

Lexues i nderuar, në duar ke një përzgjedhje hadithesh rreth muajit Ramazan, vlerës së agjërimit dhe disa dispozitave të tyre të përmbledhura nga një kërkues i dijes, të cilat pastaj i kam shoqëruar nga disa dobi dhe mësime në pika të shkurtra, që kuptimi i këtyre haditheve profetike të rëndësishme të jetë sa më i qartë për lexuesin. Kështu bëhet më e qartë edhe vlera e këtij muaji dhe lexuesi mëson disa dispozita bazë të tij, në mënyrë që ta përjetojë dhe plotësojë agjërimin e tij në formën më të mirë. Këto dobi i kam nxjerrë nga librat e dijetarëve të mirëfilltë të këtij umeti, komentatorëve të hadithit, Allahu i mëshiroftë, në mënyrë të shkurtër dhe të shpejtë, meqë jemi në prag të Ramazanit, me shpresën që në botimin tjetër ta plotësojmë më shumë me dobi fetare të rëndësishme për agjëruesit e këtij muaji.

Të kuptuarit e hadithit është shumë i rëndësishëm për muslimanin sepse i jep perceptim të qëlluar për ta praktikuar atë dhe konsiderohet gjysma e dijes siç tha Imam Buhariu, rahime- hullah: “E kam dëgjuar Alij ibn Medinin duke thënë: “Mësimi i kuptimeve të hadithit është gjysma e dijes, kurse njohja e burrave (transmetuesve) është gjysma tjetër e dijes1. Kjo e ruan besimtarin nga devijimet, meqë fraksioni i havarixhëve devijuan që në fillim si pasojë e moskuptimit të drejtë të fesë dhe Pejgamberi, alejhi salatu ves selam, për ta tha: “E lexojnë Kuranin, por nuk e kalon fytin e tyre”, pra nuk e kuptojnë atë.

E lus Allahu e Madhëruar që kjo punë modeste të jetë e dobishme dhe ta pranojë si sadaka rrjedhëse e të më bëjë dobi atë ditë kur nuk të bën dobi as malli e as evlati, por vetëm dalja para Tij me zemër të shëndoshë.

Dosje:

Loading...