Historitë e Pejgamberëve

Botues: Udha e Besimtarëve, 2019

Të flasësh për historitë e Pejgamberëve dhe ngjarjet e tyre, është diçka shumë tërheqëse. Kjo për faktin se në këto ndodhi ka mësime dhe këshilla shumë të dobishme. Allahu i Lartësuar thotë: “Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend.” (Jusuf, 111)

Përmes këtyre historive njeriu kujton kohët e popujve të hershëm dhe ditët e kaluara që ka krijuar Allahu i Lartësuar. “Sigurisht që atyre u kanë ardhur histori për t’i prapësuar (nga e keqja).” (ElKamer, 4)

Me anë të këtyre ngjarjeve zemrat e besimtarëve dhe besimtareve gjallërohen dhe bëhen më të qëndrueshme.

Disa dijetarë kanë thënë: “Historitë janë ushtri prej ushtrive të Zotit, me anë të këtyre historive Allahu i përforcon zemrat e të dashurve të Tij. Ajo që e dëshmon këtë është fjala e Allahut të Lartësuar që thotë: ‘Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën.’” (Hud 120)

Gjithashtu, në përmendjen e këtyre ndodhive zbret mëshira e Zotit. Sufjan bin Ujejne (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Kur përmenden njerëzit e mirë e të devotshëm, zbret mëshira e Zotit.” Ndërsa profetët janë kreu i njerëzve të mirë dhe udhëheqësit e njerëzve të devotshëm.

Nisur nga këto që përmendëm, e pamë të arsyeshme të trajtojmë historitë e tyre dhe të nxisim njerëzit që të ndjekin gjurmët e tyre. “Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre.” (En’am 90)

Libri që keni para duarve është një përpjekje në rrugën e njohjes së njerëzve më të mirë dhe shëmbëlltyrave më të përkryera. Në zanafillë kjo temë është pjesë e një libri të titulluar: “Tejsir Latijf el menan fi hualsati tefsiril Kur’an” të dijetarit Abdurrahman bin Nasir es Seadi, i cili është një përmbledhje e tefsirit të Kur’anit që ndihmon në kuptimin e tij dhe fton në meditim mbi ajetet e tij.

Shkarko Libirn në PDF

Dosje:

Loading...