Kadianitë – Ky Sekt i Humbur

Botues: Udha e Besimtarëve, 2023

Pas rënies së Komunzimit në vendin tonë dhe rikthimit të lirisë së besimit, u dyndën shumë ideologji, fraksione, fe dhe sekte të ndryshme. Në një shoqëri të sapo dalë nga errësira e komunizmit, çdo gjë e re dhe e panjohur do të ishte tepër interesante dhe do të zgjonte kuriozitet të madh. Për rrjedhojë, shumë njerëz nga padituria dhe mos njohja e fesë së tyre dhe të shtyrë nga kurioziteti, bëheshin pjesë e fraksioneve dhe sekteve të ndryshme. Duke qenë se përqindja e muslimanëve në vendin tonë ishte rreth 70%, shumë shpejt kjo popullsi do të përballej me sprovat e para që do vinin të kamufluara nën petkun e Islamit. Sekti Kadiani ose Baha-i1 do të ishin në krye të këtij mashtrimi, sepse përmes aparencës dhe ngjashmërisë në emra dhe faltore ata do të bënin për vete shumë njerëz, të cilët mendonin se këta janë Muslimanë dhe nuk kanë dallime të mëdha me pjesën tjetër të Islamit.

Por e vërteta qëndronte ndryshe sepse ky sekt në fakt nuk ka lidhje aspak me fenë tonë Islame, paçka se mundohen t’i mashtrojnë njerëzit duke depërtuar mes tyre me lloj-lloj mashtrimesh. Jo, ata janë diçka tjetër, mund të jenë gjithçka por jo Muslimanë.

Përmes kësaj broshure do mundohemi të hedhim pak dritë mbi një errësirë të stërgjatur, e cila herë pas here lëshon helmin e saj për të mashtruar Muslimanët. Në këtë libër do lexoni diçka rreth themeluesit të këtij sekti (Gulam Ahmed Kadianiut), pretendimet e tij, si dhe disa trajtesa që dijetarët e mëdhenj të Islamit kanë patur rreth këtij sekti famëkeq. Në libër kemi për- mendur disa sqarime të shejh Albanit Allahu e mëshi- roftë të marra prej librave dhe video-kasetave të tij, dhe e kemi mbyllur me një fetva të hershme shumë të rëndësishme të Komisionit Akademik të Fikhut, i cili përbëhej nga dijetarë të mëdhenj si shejh Abdul Aziz Ibën Bazi dhe Muhamed ibën Salih el Uthejmin Allahu i mëshiroftë.

Bëjmë me dije se ky nuk është libri i parë që trajton problematikën e këtij sekti. Kohë më parë janë shkruar edhe libra të tjerë si përshembull libri me titull “Ahmeditë” me autor: hoxhë Bajrush Ahmetin, Allahu e mëshiroftë, ose libri “Muslimanë! Ruhuni nga sekti Ahmedij” nga hoxhë Justinian Topulli.

I lutemi Allahut ta bëjë këtë libër të dobishëm dhe sqarues për secilin që kërkon të mësojë rreth rrezikut të këtij sekti, i cili fatkeqësisht edhe në Shqipëri ka xhaminë dhe rezidencën e vet.

Vetëm Allahu është Ai që jep sukses! Tek Ai mbështetemi, dhe nuk ka forcë e as ndryshim pa ndihmën e Tij!

Dosje:

Loading...