Para jush kemi sjellë një libër të dobishëm me dyzet hadithe të sakta dhe shpjegimin modest të tyre.
Këto hadithe flasin për vendin e shenjtë Mekën, Qabenë, tavafin, Gurin e Zi, vlerën e namazit në Qabe dhe të adhurimit, për Safan dhe Mervën, për ujin e Zemzemit dhe për gjithçka tjetër që ka të bëjë me këtë vend të shenjtë të veçuar
nga Allahu i Lartmadhëruar prej vendeve të tjera.
Autori i librit, Dr. Talal Ebun Nur, i cili është mësimdhënës në Universitetin “Ummul Kura” të Mekës, përmes këtij libri ka pasur për qëllim vetëdijesimin e lexuesit për madhështimin e këtij vendi të shenjtë dhe të punëve brenda tij, madhështim ky i kërkuar nga Allahu i Lartësuar dhe Pejgamberi i Tij, në mënyrë që çdo lexues të jetë i kujdesshëm kur ta vizitojë atë, ta respektojë, të mos mëkatojë në të, t’i përkushtohet Allahut tërësisht sa gjendet aty si dhe t’i njohë disa rregulla të vizitës, meqë hadithet e librit përmendin edhe dispozita që duhet t’i dijë haxhiu dhe umrexhiu kur e viziton atë vend.
E lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që këtë libër ta bëjë të dobishëm dhe përfitues për haxhilerët dhe umrexhitë e trevave tona, duke e lutur Atë që ta bëjë vetëm për hir të Tij e të na bëjë dobi atë ditë kur nuk bën dobi as malli e as evlati, pos vepra e mirë dhe e sinqertë për Allahun e Lartmadhëruar!
Allahu është dhuruesi i sukseseve!