Kuburizmi, adhurimi i varreve, është infinitiv që buron nga njëjësi i fjalës kuburij, kurse shumësi tij është kuburitë. Kjo fjalë tregon atë që e tepron me varret duke i konsideruar të shenjta dhe i shndërron në objekt të veprave dhe adhurimeve të ndaluara (haram) në sheriatin islam, sikur ai që i merr për objekt tavafi, namazi, dhikri, therjeje, zotimi ose sikur ai që i merr si objekt të kërkimit të ndihmës (istigathe) përpos Allahut të Lartësuar e kështu me radhë.
Një grup dijetarësh këtë term e kanë përdorur me këtë kuptim, siç thotë El Emir Es Sanani, rahime- hullah: “Zotim me pasuri për të vdekurin e gjëra të ngjashme, therje (e një kafshe) te varri dhe ndërmj- etësim me të dhe kërkim i nevojave prej varrit, siç kanë vepruar njerëzit para Islamit (në xhahilijet). Këta ata e vepronin duke e quajtur idhull e put, kurse adhuruesit e varreve i quajnë evlia, varr ose tyrbe, por emrat nuk kanë ndikim e as nuk i ndryshojnë kuptimet, që janë domosdoshmëri gjuhë- sore, logjike dhe sheriatike”.
Ibën Tejmije përdori termin “el mekabirijin” për të dëftuar ekstremistët e varreve dhe tha: “Pa dyshim se të tillët kur luten me përkushtim e insistim të madh, siç veprojnë adhuruesit e varreve në lutjet e tyre, gati se nuk u kthehet asnjë lutje, veçse nëse ka ndonjë pengesë”.
Kuburizmi me këtë kuptim është një devijim i përhapur në historinë e njerëzimit dhe prania e tij ishte e fuqishme te popujt paganë dhe paraislamikë. Siç thonë disa dijetarë, shfaqja e saj e parë ishte te populli i Nuhut, alejhi selam, edhe pse më e saktë është se tekstet nuk përmendin që populli i Nuhut e teproi me varret e të vdekurve, por e teproi me imazhet dhe skulpturat e tyre, pasi nuk përmendet në rrëfime se ata qëndronin te varret e tyre dhe e tepruan deri në adhurim. […]
Dosje: Adhurimi i Varreve, Istigathe