Njohje me Disa nga Rregullat e Selamit

Përshëndetja e muslimanëve mes tyre me shprehjen e selamit është një nga cilësitë më specifike të fesë islame dhe simbolet më madhështore të saj, gjë të cilën e kanë zili ithtarët e librave të mëparshëm. Këtë përshëndetje, Allahu i Lartësuar e ka cilësuar të begatë, plot mirësi: “Kur të hyni në shtëpi, përshëndeteni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë dhe të begatë nga Allahu” (Nur 61). Kjo është përshëndetja nëpërmjet së cilës muslimani i uron muslimanit tjetër paqe,mëshirë, bereqet dhe begati të njëpasnjëshme, si dhe i shpreh atij paqe, garanci dhe siguri që nuk do e gjejë gjë e keqe nga ana e tij gjatë kohës së takimit të tyre por gjithashtu edhe pasi ata të ndahen.

Përshëndetja me selam është shkak për të shtuar dashurinë dhe afrimitetin mes muslimanëve, sic ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni dhe nuk do besoni (sic duhet) derisa të duheni mes jush.A t`u tregoj një vepër, të cilën nëse e veproni do duheni? Përhapeni selamin mes jush” (Transmeton Muslimi). Kjo përshëndetje është shkak për të hyrë në xhenet, sic ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: “ O ju njerëz përhapeni selamin, ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit flenë, ashtuqë të hyni në xhenet të sigurtë” (Tirmidhiu, hasen sahih).

Është nga cilësitë më të mira të islamit tek personi, u pyet Profeti salallahu alejhi ue selem: Cila vepër e islamit është më e mira? Tha: “Të ushqesh të tjerët dhe t`i japësh selam atij që njeh dhe atij që nuk e njeh” (Mutefekun alejh). 3Është përshëndetja e lashtë e Ademit dhe e pasardhësve të tij besimtarë, si dhe e engjëjve, sic transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem tha: “Kur Allahu e krijoi Ademin, i tha: “ Shko tek ai grup engjëjsh, jepu selam dhe vëreje se si do të ta kthejnë përshëndetjen, sepse ajo do jetë përshëndetja jote dhe e pasardhësve të tu. Ai u tha:Es-selamu alejkum, ata ia kthyen:Ue alejkumus-selamu ue rahmetullah” (Mutefekun alejh).

Përshëndetja me selam është një nga obligimet e msulimanit ndaj vëllait të tij musliman, sic thotë Berra bin Azibi radijallahu anhu: Profeti salallahu alejhi ue selem na ka urdhëruar me shtatë gjëra:Vizitën e të sëmurit,përcjelljen e xhenazes, lutjen për atë që teshtin, ofrimin e ndihmës ndaj të pafuqishmit dhe përkrahjen e atij që i bëhet padrejtësi, përhapjen e selamit dhe përmbushjen e betimeve” (Mutefekun alejhi).

Ndaj dhe ne duhet t`i kushtojmë rëndësi dhe vëmendje atyre cështjeve që Allahu dhe i dërguari i Tij i kanë dhënë rëndësi dhe konsideratë, duke garuar në vepra të mira kaq të vlefshme dhe kaq të lehta për tu kryer.

Është për të ardhur keq nga një dukuri negative që vihet re në mesin e muslimanëve, ku një pjesë e mirë e tyre neglizhojnë në praktikimin e kësaj dispozite madhore.Kjo neglizhencë nganjëherë ka si shkaktar një lloj ndjenje inferioriteti tek disa muslimanë ndaj pjesës tjetër të shoqërisë duke e bërë që të ndjehet i dobët, i turpëruar, i mangët, ndaj nuk ka dëshirë të identifikohet publikisht si musliman.Në vend që të ndjehet krenar dhe fatlum, ndjehet si i mangët dhe i frikësuar, ndaj megjithëse e sheh qartë vëllanë e tij musliman, hiqet sikur nuk e ka parë, sikur nuk e lidh gjë me të, duke e anashkaluar përshëndetjen me selam apo sic bëjnë disa “studentë intelektualë” të cilët kanë gjetur një zgjidhje “origjinale” të denjë vetëm për ta, duke e shkurtuar në:S.A dhe A.S . Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Përvec zhveshjes nga 4simbolet e dukshme identifikuese, zhvishen dhe nga praktikimi i kësaj përshëndetjeje të mrekullueshme, të pakrahasueshme dhe frytdhënëse.

Nganjëherë tjetër mosdhënia e selamit ka si shkaktar dalldisjen ekstremiste të disave që padrejtësisht kanë marrë përsipër të praktikojnë bojkotimin (hexhrin) vend e pa vend, jashtë kritereve të përmendura nga dijetarët në marrjen në konsideratë të kushteve dhe rrethanave, dëmeve dhe dobive, por vazhdojnë në dalldisjen e tyre duke pasur një kriter të vetëm:hexhrin sipas tekave të tyre (apo më mirë të themi sipas tekave të një personi të vetëm).Gjatë këtij libri,shejhu – Allahu e mëshiroftë- bën disa ndërhyrje plot urtësi duke i treguar nxënësit të dijes edukatën dhe mënyrën e duhur në trajtimin e debateve të diturisë, ashtuqë njeriu të jetë i ndërgjegjshëm se e vërteta nuk është monopol i kuptimit të tij, nuk është një portë të cilën ai e hap dhe e mbyll kur të dojë dhe për kë të dojë.

Nganjëherë neglizhimi në dhënien e selamit ka si shkaktar besimin e dobët të njeriut, duke mos i kushtuar rëndësinë e duhur.

E lusim Allahun që të na udhëzojë në rrugën e drejtë larg teprimeve dhe neglizhimeve, ashtu sic e lusim që të na mundësojë t`i kuptojmë drejt dispozitat fetare dhe të na mundësojë që t`i zbatojmë ato, duke kërkuar me këtë vetëm arritjen e kënaqësisë së Tij.

Përkthyesi

Dosje:

Loading...