Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë.
Kjo është një ligjëratë që e kam mbajtur në Doha, kryeqytetin e Katarit, në muajin e begatë të Ramazanit, në vitin 1392 hixhri (1972). Disa vëllezër më dhanë idenë që ta botoja, sepse ka dobi të madhe, në një kohë që muslimanët kanë shumë nevojë për të tilla trajtesa. Ndaj, duke iu përgjigjur kërkesës së tyre, vendosa ta botoj, në mënyrë që të ketë sa më shumë dobi. Kemi shtuar në të disa shtjellime në mënyrë që ta ndihmojnë lexuesin e nderuar që ta ketë më të lehtë përvetësimin e pikave kryesore. Shpresoj tek Allahu i Lartësuar që të më regjistrojë tek ata që e mbrojnë fenë e Tij dhe ndihmojnë sheriatin, si dhe të më shpërblejë për këtë kontribut. Vërtetë Ai është më Bujari!
Damask, më 22 muharrem, 1394 hixhri
(15/02/1974)
Dosje: Suneti