Prej Zemrës, në Zemër

Botues: Udha e Besimtarëve, 2023

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, e salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin më të ndershëm, pejgamberin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ve selem , mbi familjen e tij të mirë e të pastër dhe mbi shokët e tij fisnikë e të bekuar!

Vëllezër dhe motra!

Po i shkruaj këto fjalë, të cilat i dhanë dritë brengave të mia që burojnë nga brendia e zemrës sime…, motivi i të cilave është dashuria dhe premtimi im. Dhe unë e di se ju hulumtoni për të vërtetën dhe nuk pranoni tjetër përveç Librit të Allahut dhe Sunetit të saktë të të Dërguarit të Tij, salAllahu alejhi ve selem , si udhëheqës, udhëzues e shpjegues.

Vëllezërit e mi, motrat e mia!

Gjersa unë po i shkruaj këto vargje, e tërë shpresa ime është që këto fjalë të miat të zënë vend në zemrën e secilit prej jush, që t’i bëjmë disa ndalesa përballë njëri-tjetrit, duke iu shprehur sy më sy, ashtu siç bisedon hapur i dashuri me atë që e do. Dhe, këtu do të jua them disa gjëra drejtpërdrejt, duke shpresuar se do të tregoheni zemërhapur, dhe me këtë nuk kam ndonjë qëllim tjetër përveçse arritjen tek e qëlluara, me shpresë se do ta bashkojmë umetin në të vërtetën.

Dosje: ,

Loading...