Pyetje-Përgjigje Fetare të Adresuara Fëmijëve

Botues: Udha e Besimtarëve, 2019

Libri të cilin e kemi përpara “PYETJE – PËRGJIGJE FETARE TË ADRESUARA FËMIJËVE” është një libër i formuluar në trajtë pyetjesh dhe përgjigjesh të cilat na njohin me një sërë njohurish bazë të fesë islame, lidhur me besimin, adhurimet, historinë profetike, dispozita të ndryshme fetare etj.

Forma e pyetjeve dhe përgjigjeve është trajtuar në formë të thjeshtësuar në mënyrë që fëmijët ta kenë sa më të lehtë mësimin e tyre përmendësh, si dhe që ta kenë të lehtë prindërit për t’ua mësuar fëmijëve të tyre.

Shtysë për realizimin e këtij libri u bë fakti që shumë prindër dhe mësues e kanë të veshtirë përzgjedhjen e pyetjeve të përshtatshme për të dialoguar me fëmijët.

Këto pyetje-përgjigje, megjithëse kryesisht u adresohen fëmijëve, ato në të vërtetë përmbajnë njohuri bazë të fesë islame të cilat të rriturit duhet t’i dinë patjetër.

Lusim Allahun e Madhëruar që kjo vepër të jetë e dobishme për lexuesit, e sidomos për nxënësit dhe mësuesit!Edmond Ajdini

Dosje:

Loading...