Rregullat e Bojkotimit dhe Kundërpërgjigjes ndaj Gabimtarit

Botues: Udha e Besimtarëve, 2011

Nisa të shkruaj këtë broshurë të shkurtër me titull “Këshillë rinisë” në fund të muajit të bereqetshëm të Ramazanit të vitit 1424 sipas hixhretit (2003) dhe e mbarova atë më datën 8 të muajit Sheual të të njëjtit vit.

Pasi e printova këtë broshurë, ia dërgova disa prej dijetarëve dhe kolegëve tanë të nderuar, të cilët shfaqin interes për thirrjen (davetin) dhe orientimin e rinisë. Ata e pëlqyen dhe e vlerësuan përmbajtjen e kësaj broshure si temë akademike; kështu që ua shpërndava disa nxënësve të dijes, në mënyrë që ata ta shpërndanin brenda shtetit tonë, apo edhe jashtë tij, ashtu siç ishte, si dorëshkrim. Më pas, më njoftuan se ishin shpërndarë mijëra kopje prej saj në disa shtete.

Pak kohë më vonë, pati një shtim të interesimit për këtë broshurë, nga individë që nuk u kishte rënë ende në dorë ndonjë kopje, ndaj vendosa që ta botoja, duke shpresuar që nga kjo të përfitojnë të gjithë dhe të jetë e mundshme për të gjithë. Ky është dhe botimi i saj i parë me një shtesë, me temën “Pika e gjashtë, e cila ka të bëjë me qëllimet e bojkotimit”. E shtova këtë pjesë në tekstin e broshurës, duke parë nevojën e madhe për kujdesin që duhet treguar lidhur me këtë pikë. Po ashtu, kam përmirësuar edhe disa detaje në disa fjali, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e të shprehurit dhe me termat.

E pashë të arsyeshme që t’i vendos një titull, me qëllim që të nxjerrë në pah mesazhin që përmban kjo broshurë, por, njëkohësisht duke ruajtur edhe titullin origjinal, e për këtë arsye e titullova: “Këshillë në lidhje me çfarë duhet të merret në konsideratë kur ndodhin mosmarrëveshje dhe rregullat e bojkotimit dhe të kundërpërgjigjes ndaj gabimtarit”.

E lusim Allahun që ta pranojë këtë punë, si dhe ta bëjë atë të dobishme, të jetë ndihmë për temën që trajton, me të vërtetë Ai është Dëgjues dhe i përgjigjet lutjeve.

Shejkh Ibrahim ibn Amir Er-Ruhejli

Dosje:

Loading...