Shami dhe Veçoritë e tij në Islam

Emri Shám te myslimanët, apo Levant te të tjerët është emër i vjetër dhe i njohur si vendi i profetëve të Allahut, nga Ibrahimi -alejhi selam- deri te Isai -alejhi selam-. Në këtë vend: ka zbritur shpallja e Allahut dhe librat e Tij, kanë ftuar në rrugë të Allahut profetët dhe janë zhvilluar ngjarjet e tyre, kanë banuar përkrahësit e profetëve dhe pasuesit e tyre dhe janë ndërtuar faltore për adhurimin e Allahut dhe për përkujtimin e Tij. Gjithashtu jemi njoftuar se ky vend, siç nuk i është ndarë besimit që nga koha e Ibrahimit -alejhi selam- e deri te Isai -alejhi selam-, nuk do t’i ndahet atij me ndjekësit e profetit Muhamed -alejhi selam- deri në fund të Dynjasë.

Historia e vjetër e Shamit me profetët e Allahut dhe besimin, pastaj lidhja e tij me profetin e fundit, Muhamedin -alejhi selam- dhe ndjekësit e tij, ia bëjnë të nevojshme çdo myslimani të njihet me Shamin dhe veçoritë e tij, sepse ato i afrojnë atij, edhe modelin e mirë të besimit edhe strehën e sigurt të tij.

Shkarko Librin në PDF

Dosje:

Loading...