Shpjegimi i Gjashtë Parimeve

Botues: Udha e Besimtarëve, 2014

Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar e zbriti Kuranin sqarues për çdo gjë. Edhe Profeti, alejhis- salatu ue selam, e sqaroi (komentoi) Kuranin në mënyrën më të mirë.

Prej gjërave më të mëdha që ka sqaruar Allahu dhe i dërguari i tij në këtë Kuran, është çëshjta e teuhidit dhe e shirkut. Sepse teuhidi është baza e Islamit dhe e fesë dhe mbi të ndërtohen të gjitha punët.

Nga ana tjetër shirku e shkatërron këtë bazë dhe e prish atë, dukuri e cila nuk duhet të ekzistojë, sepse teuhidi dhe shirku janë dy gjëra të kundërta që kurrë nuk mund të bëhen bashkë.

Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e sqaroi këtë bazë në të gjithë librin e tij dhe pothuajse nuk gjen ndonjë sure që nuk përmend teuhidin dhe shirkun. Ndërkohë njerëzit e lexojnë dhe e përsërisin shpesh herë Kuranin, por pak prej tyre i kushtojnë vëmendje kësaj baze. Shumë njerëz e lexojnë Kuranin dhe nga ana tjetër bien në shirk, apo lënë mangut teuhidin, edhe pse kjo çështje është shumë e qartë në librin e Allahut dhe në Sunetin e Profetit, alejhis-salatu ue selam.

Kjo ndodh sepse këta njerëz ecin sipas zakoneve dhe fesë në të cilën gjetën baballarët dhe hoxhallarët e tyre. Pra tek ata primare është feja në të cilën gjetën baballarët, hoxhallarët dhe njerëzit e atij vendi, dhe nuk mendojnë qoftë dhe për një çast në kuptimin e ajeteve kuranore për t’i ballafaquar veprimet që bëjnë njerëzit , a përputhen me Kuranin apo jo?

Në fakt ndodh e kundërta, sepse ndjekja e verbër e baballarëve i çoi ata të mendonin se leximi i Kuranit bëhet vetëm për bereqet dhe për të marrë shpërblime dhe jo për të medituar, apo për të punuar sipas tij. Pak njerëz e lexojnë Kuranin për këtë qëllim, shumë prej tyre e lexojnë për bereqet, apo për të shijuar bukurinë e leximit të ndonjë lexuesi, ose e lexojnë për ndonjë të sëmurë për ta kuruar.

Por që të lexohet për të punuar me të dhe për ta medituar, apo që veprat e njerëzve t’i ballafaqojnë me të, kjo nuk ndodh vetëm se me një grup të vogël njerëzish, nuk themi nuk ekziston, por themi se është gjë shumë e rrallë.

Për këtë arsye Kuranin e sheh në një anë dhe veprat e njerëzve i sheh në anën tjetër dhe nuk u shkon mendja të ndryshojnë asnjëherë. Madje edhe nëse dikush prej njerëzve të ditur, apo rinovues mundohet të ndryshojë gjendjen e njerëzve ata ngrihen kundër tij dhe e akuzojnë si njeri të humbur, të dalë nga feja dhe se po sjell një fe të re, etj etj.

Kjo gjë i ka ndodhur edhe autorit të këtyre parimeve në kohën kur bëri përpjekje për t’i kthyer njerëzit tek Kurani dhe gjërat që tregon Kurani, për të ndryshuar ato zakone të kota, ata i dolën kundër, ku disa prej tyre (kundërshtarët) e quajtën mëkatar, e disa të tjerë e quanin bidatçi, madje disa e konsideronin të dalë nga feja Islame.

Por kjo nuk prish punë dhe nuk është e çuditshme, sepse profetëve u kanë thënë gjëra më të ulëta se këto. Profetët e Allahut kur deshën të ndryshonin adhurimin që bënin njerëzit ndaj zotave të tjerë në vend të Allahut, njerëzit thanë për ta ato që thanë, e si mos t’u ndodhë kjo gjë thirrësve dhe dijetarëve? Pra nuk është për tu çuditur dhe kjo nuk ia ul vlerën dijetarit apo thirrësit përkundrazi, kjo ia shton sevapet tek Allahu i Madhëruar.

Në fakt kjo kosiderohet ulje për atë që flet dhe shkruan, kjo e metë i kthehet atij, ndërsa dijetarëve të sinqertë dhe thirrësve tek Allahu nuk i dëmton, përkundrazi u shton gradat dhe sevapet. Ata kanëShpjegimi i Gjashtë Parimeve shembullin më të mirë tek profetët për ato që janë ofenduar dhe i kanë akuzuar. Allahu i Madhëruar i thotë Profetit, alejhis-salatu ue selam: “ Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, por është edhe Ai që ndëshkon rëndë.” Fusilet 43.

Shejhu në fjalët e mëposhtme do të sqarojë një pjesë të kësaj çudie se si njerëzit e lexojnë Kuranin, madje lexojnë shumë, i bëjnë hatme1, e mësojnë përmendësh, u kushtojnë rëndësi shkronjave, texhvidit dispozitave të medit, idgamit, gunes, iklabit, idhharit dhe ihfas2, pra kësaj i kushtojnë shumë rëndësi dhe kjo është gjë e mirë, por duhet ditur se qëllimi final është meditimi i fjalëve të tij (Kuranit), marrja e dijes prej tij dhe ballafaqimi i veprave tona dhe të njerëzve me librin e Allahut, a janë në përputhje me të apo janë në kundërshtim me të.

Kjo kërkohet nga ne, të përmirësojmë gjendjen tonë, të tregojmë ku gabojnë njerëzit, jo me qëllimin që t’i turpërojmë ata, apo që të hakmerremi ndaj tyre, por me qëllim përmirësimin dhe këshillimin.

Dosje:

Loading...