Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin

Botues: Udha e Besimtarëve, 2023

Me Imam Adhamin është për qëllim Imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, Imami i drejtimit juridik fetar hanefij, i cili është i njohur për lexuesin shqiptar, meqë në vendet tona ky drejtim është i shtrirë dhe prak- tikohet prej besimtarëve myslimanë te ne. Dhe titulli “Imam Adhami” është titull i përdour prej ndjekësve të këtij drejtimi juridik, e që do të thotë: Imami më i madh.

Imam Ebu Hanife, Nuëman ibën Thabit El Kufi, është i lindur në vitin 80 hënor, ose në vitin 699 gregorian, në Kufe. Ky është fekih, dijetar i madh mysliman, i pari i katër imamëve të Ehlu Sunetit dhe Xhematit, si dhe Imam i medhhebit hanefij në fikhun islam. Ai u shqua me dijen e tij të madhe dhe moralin e tij të lartë. Ebu Hanife, rahimehullah, llogaritet se është prej gjeneratës së tabiinjve, meqë i takoi disa sahabët (shokë të Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem), prej tyre Enes ibën Malik etj. Ai vdiq në vitin 150 hënor, Allahu e pastë mëshiruar!

E, ky imam e shkroi këtë vasijet për nxënësin e tij të afërt, Jakubin, apo Ebu Jusufin, rahimehullah, i cili po ashtu ishte i shquar me dijen dhe autoritetin e tij si gjykatës suprem në atë kohë.

Ebu Jusuf El Ensari, nxënës i Imam Ebu Hanifes, u lind në vitin 113 hixhrij, në qytetin Kufe, dhe qysh herët e memorizoi Kuranin dhe iu përkushtua mësimit të gju- hës arabe, Fikhut dhe Usulit, si dh u shqua me zgjuarsinë e tij të madhe. Ai iu bashkua mësimeve të Ebu Hanifes, dhe për të u përkujdes vetë Imam Ebu Hanife, rahime- hullah, duke ia garantuar një përkrahje financiare, meqë Ebu Jusufi vinte nga një familje e varfër, dhe kështu ky iu përkushtua dijes dhe e shoqëroi Ebu Hanifen për 20 vjet pandërprerë.

Dashuria e madhe për dije dhe avancim e shtyri Ebu Jusufin që të shkojë në Medinen e Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, ku edhe i mori mësimet në Hadith dhe Fikhu, prej Imam Malikut, rahimehullah, e më pas u kthye në Irak dhe u mor me mësimdhënie, ku edhe iu dha posti i gjykatësit, në vitin 166 hënor, në kohën e kalifit abasid El Mehdij. Më vonë iu dhurua edhe posti i gjykatësit suprem, pra në kohën e kalifit Harun Reshid. Dhe, kjo ishte hera e parë që dikujt i jepej ky post në historinë e gjykatës islame. Imam Ebu Jusufi, rahime- hullah, umetit islam i la trashëgimi një libër shumë të dobishëm, librin “El Harraxh”, dhe ishte i shquar me dije në fusha të ndryshme të shkencave fetare, si dhe ishte njëri prej dijetarëve më të shquar të medhhebit hanefij. Ai vdiq në vitin 182 hënor, Allahu e pastë mëshiruar.

Këtë vasijet, të cilin e keni para vetes, e ka sjellë dijetari i madh hanefij, Ibën Nuxhejmi, rahimehullah, në librin e tij “El Eshbah ven Nedhair”, dhe e ka shpjeguar Hibe- tullah Et Taxhi El Hanefij, në komentin e tij “Et Tahkik El Bahir”. Prandaj, ajo që gjendet në fusnota nga shpje- gimet janë punë e Et Taxhit, kurse porositë brenda tekstit janë vasijeti që e ka sjellë Ibën Nuxhejmi, pra në librin e vet. Dhe, ky vasijet i Imam Ebu Hanifes, rahimehullah, është marrë nga katër dorëshkrimet më të mira të gjetura dhe të lexuara, siç thotë edhe recensuesi i librit të Taxhit, Dr. Usame Muhamed Shejh.

Ky vasijet në gjuhën shqipe do të titullohej: “Porositë e Imamit më të madh”, mirëpo meqë Ebu Hanife, rahimehullah, njihet edhe tek ne me llagapin “Imam Adha- mi”, e pamë të rrugës ta titullojmë sipas origjinalit, meqë edhe fjala vasijet tanimë është e njohur te myslimanët e trevave tona.

Dosje: , ,

Loading...