
Këshillë drejtuar Selefive të Francës nga shejh Rebi Ibn Hadi El-Med'hali
Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë udhëzimin e tij.
Në vazhdim . . .
Drejtuar vëllait të nderuar Muhamed Abdulhadi, imami i xhamisë së Sunetit në Marsejë – Francë, Allahu i dhëntë sukses dhe udhëzim.
Paqja e Allahut qoftë mbi ju, mëshira e Tij dhe bereqeti i Tij, si dhe mbi të gjithë vëllezërit tuaj në Francë. Unë ju falënderoj për ndjenjat e tuaja të larta në lidhje me problematikat që po ndodhin mes rinisë Selefije si pasojë e disa mosmarrëveshjeve ndaj ‘filanit’ apo ‘filanit’. Kjo gjë tregon mos kuptimin e menhexhit Selefi, si dhe urrejtje ndërmjet pasuesve të tij, përkundrazi tregon për zemërimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij ndaj përçarjes dhe mos marrëveshjes.
Feja e Allahut dhe menhexhi Selefi nuk është në këtë gradë të cilën e parafytyrojnë shumë prej rinisë, duke ekzistuar përçarje dhe mosmarrëveshje, armiqësi dhe urrejtje qoftë edhe për shkaqet më të vogla, dhe prej këtyre shkaqeve është edhe se filani është i përfolur, dhe kështu disa pasojnë njërin e disa të tjerë pasojnë personin tjetrin, e më pas zhvillohen luftëra, konfrontime mes dy palëve apo grupeve. Prej kësaj vepre Allahu është i pastër, si dhe i dërguari i Tij dhe feja Islame, sepse kjo është punë e shejtanit i cili kërkon përçarje, mosmarrëveshje, urrejtje dhe armiqësi mes muslimanëve qoftë edhe për gjërat më të pavlera.
Si dhe kjo vepër është punë e pasuesve të tekave, bidateve, grupacioneve të cilët janë larg nga menhexhi i Selefëve,larg logjikës së tyre, urtësisë së tyre, largpamësisë së tyre, qëndrueshmërisë së tyre, pozicionimit të tyre ndaj ngjarjeve, respektimit të vëllazërisë dhe dashurisë për të cilën Allahu ka urdhëruar që ta respektojmë atë dhe ta ruajmë mes veti.
Unë po ju tregoj juve disa shembuj prej selefëve që tregojnë urtësinë e tyre dhe largpamësinë e tyre, kapjen e tyre pas Librit të Allahut dhe Sunetit të Pejgamberit të tyre ndaj ngjarjeve që i shtyjnë pasuesit e tekave në përçarje, mosmarrëveshje, konfrontime dhe armiqësi, porse këto ngjarje nuk i shtyjnë pasuesit e Sunetit, por përkundrazi vetëm se u shton atyre qëndrueshmëri ndaj fitneve dhe pasuesve të saj.