Çfarë lexonte Profeti në namazin e drekës?

April 24, 2018

Na ka treguar Ebu Bekr ibën Ebi Shejbeh; Na ka treguar Ebu Daud et-Tajalisi nga Shu’beh, nga Simaku, nga Xhabir bin Semurah duke thënë: Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në namazin e drekës lexonte; “Sebbihisme Rabbike el-Eala.” [El-Eala]. Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” Transmeton Muslimi.

Shpjegimi:

Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi (Allahu e ruajtë) ka thënë: Fjala e tij “Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” Në të sqarohet se namazi i sabahut është namazi më i gjatë. Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe këndo Kuran në agim. Me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar.” El-Isra: 78.

Allahu i Lartësuar e ka quajtur namazin e sabahut “Kuran”, sepse leximi i Kuranit në të është i gjatë (shumtë).

Fjala e Tij: “Ue Kuranel-Fexhri” d.m..th. ‘dhe namazi i sabahut’.

Kane Mesh’huden”, pra në të prezantojnë (dëshmojnë) engjëjt.

 

Përktheu: Unejs Sheme

“Teufiku er-Rabbil- Mun’im  bi Sherh Sahih el-Imam Muslim” vëll. 2.

Loading...