Çfarë tha shejh Albani për veten kur i kaloi 84 vjet

February 3, 2015

Në librin “Sahih meuaridu dham’an” 2087, Ebu Hurejra përcjell se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mosha e umetit tim do jetë mes tëgjashtëdhjetave dhe të shtatëdhjetave, dhe pak do jenë ata që do ta kalojnë këtë moshë.” Ibn Arafe tha: Edhe unë jam prej këtyre të paktëve.

Shejh Albani duke e komentuar këtë hadith, thotë: Edhe unë jam prej këtyre të paktëve. I kam kaluar tetëdhjet e katër vjet, dhe lus Allahun të jem prej atyre që u zgjatet jeta dhe u përmirësohen punët. Megjithatë, gati sa nuk dëshiroj vdekjen kur shoh se si muslimanët i janë larguar fesë dhe mbi ta ka rënë poshtërisa. E nga kush? Nga njerëzit më të ulët. Por kurrë nuk e kërkoj atë (vdekjen), sepse hadithi i Enesit qëndron para syve te mi qysh kur isha i vogël. Prandaj nuk më takon vetëm se të them atë që më ka urdhëruar Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “O Zot, më jep jetë nëse jeta është në dobinë time, dhe më vdis atëherë kur vdekja të jetë më e mirë për mua.”

Gjithashtu, i lutem ashtu siç më ka mësuar Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me fjalët: “O Zot, na bëj ta gëzojmë dëgjimin, shikimin dhe forcën tonë për aq sa të jetojmë!”

Allahu iu përgjigj lutjes sime dhe më dha t’i gëzoj të gjitha. Ja ku unë vazhdoj kërkoj, studioj, shkruaj me një zell të pashembullt. Fal namazet nafile në këmbë dhe ngas makinën vetë në vende të largëta dhe shumë shpejt, gjë për të cilën më kanë këshilluar disa vëllezër por ata e dinë sqarimin tim në këtë çeshtje. Këto i them duke u nisur nga fjala e Allahut që thotë: “Dhe të mirat që t’i dha Zoti yt, tregoi.” Duke shpresuar nga Zoti im të m’i shtojë të mirat, t’i bëjë të gjitha vepra që mbeten pas meje dhe të ma marrë shpirtin si musliman në sunet, sunetin për të cilin shkrova dhe ftova gjatë gjithë jetës sime!

I lutem Allahut të më bashkojë me dëshmorët dhe njerëzit e mirë, e sa shokë të mirë që janë ata! Ska dyshim se Allahu dëgjon dhe i përgjigjet lutjes!

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...