Cila lëmoshë është më e mirë?

October 13, 2015

Dhënia ujë njerëzve

Prej haditheve të mrekullueshme është hadithi i Saad ibn Ubade radijAllahu anhu, i cili tregon: “I thashë: “O i Dërguar i Allahut! Nëna ime ka vdekur. A të jap lëmoshë për të?” Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Po.” I thashë: “Cila lëmoshë është më e mirë?” Tha: “T’u japësh njerëzve ujë për të pirë.”

Këtë hadith e ka transmetuar Nesaiu me zinxhir të saktë transmetimi.
Ky hadith, o të nderuar, është argument për vlerën e dhënies së ujit për pirje dhe përhapjen e kësaj vepre mes njerëzve. Uji është i rëndësishëm për çdo njeri, madje dhe për kafshët.
Të meditojmë mbi historinë e femrës, prostitutës, e cila i dha ujë për të pirë një qeni. Ajo zbriti poshtë në pus për të marrë ujë duke e futur në një këpucë, pastaj ia dha qenit për ta pirë. Ti e di se çfarë vështirësie është të zbresësh në pus, të dalësh serish lartë, e t’ia japësh qenit ujin nga këpuca.
Na ka treguar Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se Allahu ka treguar mirënjohje ndaj saj dhe e ka falur (për shkak të këtij veprimi të saj të mirë). Ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “(Allahu) Ka treguar mirënjohje ndaj saj dhe e ka falur.”
SubhanAllah! Vetëm sepse ajo i dha ujë për të pirë një qeni, triumfoi me mirënjohje nga Allahu dhe me falje Hyjnore për gjynahet dhe veprat e fëlliqura që kishte bërë.
Të nderuar vëllezër dhe motra! Dhënia ujë njerëzve është vepër fisnike. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atij që pyeti për dhënien e lëmoshës për nënën e vet, i tha që t’u japë ujë njerëzve, siç është transmetuar në hadith.
Patjetër duhet ta përhapim këtë vepër. Ne kemi frigoriferë e ftohëse uji nëpër xhamia. Ndaj, të blejmë shishe me ujë duke i vendosur aty.
Në disa vende të varfra, si: në Azinë lindore, në disa vende të varfra arabe etj., kanë nevojë për puse. Nevojtaret janë të shumtë. Le ta realizojmë këtë projekt: dhënien ujë, që të fitojmë shpërblim të madh.

Allahu na bëftë prej njerëzve qe japin lëmoshë të sinqertë!

Shejkh Sultan bin Abdilha el Umeri
(Allahu e ruajttë!)
Perktheu Anis Agovi

Loading...