Cilat janë degët e besimit?

August 1, 2025

(12) Kapitulli: Degët e Besimit

21 – Hadithi i Ebu Hurejrës, nga Profeti ﷺ, i cili ka thënë:

“Imani ka gjashtëdhjetë e ca degë, edhe turpi është një degë prej degëve të imanit.”

E transmeton Buhariu në: Libri i Imanit – Kapitulli 3: Çështjet që lidhen me imanin.

22 – Hadithi i Ibn Umerit:

Se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një njeriu prej ensarëve, i cili po i jepte këshilla vëllait të tij për çështjen e turpit. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha:

“Lëre! Sepse vërtet, turpi është pjesë e imanit.”

E transmeton Buhariu në: Libri i Imanit – Kapitulli 16: Turpi është nga imani.

(13) Kapitulli: Turpi sjell vetëm mirësi

23 – Hadithi i Imran ibn Husejnit, i cili tha: Profeti ﷺ ka thënë:

“Turpi sjell vetëm mirësi.”

E transmeton Buhariu në: Libri i Sjelljeve – Kapitulli 77: Turpi.

(14) Kapitulli: Sqarimi i shkallëve (gradave) të Islamit dhe cila prej veprave është më e mira?

24 – Hadithi i Abdullah ibn Amr ibn el-‘As: Një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Cila prej veprave të Islamit është më e mira?”

Ai tha: “T’u japësh ushqim të tjerëve dhe t’i japësh selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh.”

E transmeton Buhariu në: Libri i Imanit – Kapitulli 6: Ushqyerja e të tjerëve është pjesë e Islamit.

25 – Hadithi i Ebu Musës (el-Esh‘arij):

Ata i thanë: “O i Dërguar i Allahut, cila prej veprave të Islamit është më e mira?”

Ai tha: “Ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të sigurt muslimanët.”

E transmeton Buhariu në: Libri i Imanit – Kapitulli 5: Cili është Islami më i mirë?

(15) Kapitulli: Shpjegimi i atyre cilësive të cilat kush i posedon – do ta gjejë ëmbëlsinë e imanit

26 – Hadithi i Enesit, nga Profeti ﷺ, ai tha: “Tre gjëra, kush i ka, e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit:

kur Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur për të se gjithçka tjetër;

kur ta dojë njeriun – dhe ta dojë atë vetëm për hir të Allahut; dhe të urrejë të kthehet në kufër, ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”

E transmeton Buhariu në: Libri i Imanit – Kapitulli 9: Ëmbëlsia e Imanit.

Sqarim gjuhësor:

Shu‘beh (degë): pjesë, pjesëz, ndarje nga diçka.

اللؤلؤ و المرجان

#Perlat dhe Koralet e haditheve në të cilat janë dakortësuar dy imamët” (Buhariu dhe Muslimi)

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje: ,

Loading...