Të kursesh është një sjellje e lavdërueshme, e cila buron nga drejtësia dhe urtësia. Nëpërmjet drejtësisë mban qëndrime korrekte në dhënie dhe frenim, ndërsa nëpërmjet urtësisë e vendos dhënien dhe frenimin në vendin dhe kohën e duhur për to.
Ndërmjet këtyre dyjave lind kursimi, duke qenë sjellje e mesme ndërmjet koprracisë dhe shpërdorimit. Siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Mos e shtrëngo dorën tënde rreth qafës dhe as mos e shtrij dorëlëshuar, në mënyrë që të mos ngelesh i dëshpëruar dhe i qortuar” dhe thotë: “Ata (robërit e Rrahmanit) nuk shpërdorojnë dhe as nuk janë koprracë, por janë të mesëm ndërmjet këtyre dyjave” dhe thotë: “Hani dhe pini, por mos e teproni, sepse vërtetë Allahu nuk i do ata që shpërdorojnë dhe e teprojnë”
Kopracia është ves i përçmuar, që lind si pasojë e mendimit të keq dhe dobësisë së shpirtit. Kjo ndjesi mund t`i shtohet akoma më shumë për shkak të cytjeve të shejtanit duke e kaluar në gjendje ankthi dhe paniku, në babëzi, ku vëmendjen e ka vetëm tek gjëja që ka dhe nuk do që ta ketë dikush tjetër veç tij.
Nga këtu buron frenimi i dhënies dhe pikëllimi i madh nëse e humbet, siç thotë i Lartësuari: “Vërtetë njeriu e ka në natyrën e tij të jetë jo i durueshëm, kur e godet ndonjë sprovë ankohet shumë, e nëse i vjen ndonjë e mirë tregohet koprrac”
[Për më tepër shih “El Feuaid” të Ibnul Kajjimit fq 237].
Përshtati: Shuajb Rexha.
Të Ngjashme
- Komentimi i librit “Mburoja e Muslimanit” – 7 – Udha e Besimtarëve
- Normalizimi i imoralitetit – hap drejt shkatërrimit të shoqërisë Dr. Fatmir Strumi
- I lumtur është ai që kur vdes bashkë me të vdesin edhe mëkatet e tij Dr. Behar Hyseni
- Prej gjërave më të mira që mund t’i jepet robit është jeta e gjatë me vepra të mira Dr. Behar Hyseni
- Fatkeqësia e vdekjes së dijetarëve Dr. Behar Hyseni