Dobia e lutjeve dhe përmendjes së Allahut në mbrojtjen e njeriut.
Ibnul Kajjimi rahimehullah ka thënë: Lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes janë si një këmishë e hekurt, e cila sa më e fortë dhe më e ngjeshur që të jetë, aq më i mbrojtur është ai që e mban veshur, duke mos u lënduar aspak. Madje mund të arrijë forca e asaj veshjeje mbrojtëse që ta kthejë mbrapsht shigjetën tek ai që e ka hedhur.
Ibnu Salahu rahimehullah ka thënë: Nëse tregohesh i kujdesshëm në vazhdimësi në thënien e lutjeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, lutjeve pas namazeve dhe lutjeve të gjumit, do të konsiderohesh nga ata që e përmendin shumë Allahun.
Ibnul Kajjimi rahimehullah ka thënë: Nga dobitë e përmendjes së Allahut është se i jep forcë përmendësit të Allahut në atë masë saqë ai arrin të bëjë gjëra që nuk e mendonte se do i bënte dot ndonjëherë.
Ibnul Kethiri rahimehullah ka thënë: Visheni petkun e dhikrit (përmendjes së Allahut) në mënyrë që t`u mbrojë nga e keqja e njerëzve dhe e xhindëve. Mbulojini shpirtrat tuaj me istigfar (kërkim falje Allahut) në mënyrë që t`u shlyhen mëkatet e ditës dhe natës.
Shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmini rahimehullah ka thënë: : Lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes janë më të forta se porta mbrojtëse ndaj Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, nëse thuhen me vëmendje dhe përkushtim të zemrës.
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Njeriu duhet të pyesë veten, përse ndodhin këto! Udha e Besimtarëve
- Ligji i pandryshueshëm i Allahut Udha e Besimtarëve
- Begatia e vërtetë e jetës Udha e Besimtarëve
- Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër Udha e Besimtarëve
- Fanatizmi mbas dijetarëve Udha e Besimtarëve